26,04,2024

Thaçi – Clintonit: S’ka çmim që mund të shpërblejë kontributin tuaj

Must Read

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka pritur sot ish-presidentin amerikan, Bill Clinton në zyrën e tij.

Thaçi ka shprehur mirënjohjen më të lartë në emër të Kosovës, ndaj ish presidentit amerikan.

“Është kënaqësi e veçantë që t’ju pres në këtë ditë të veçantë për Kosovën. Do t’ju shpreh mirënjohjen më të lartë në emër të Kosovës dhe institucioneve për ju dhe bashkëpuntorët tuaj për veprimin humanist që keni marrë në vitin 1999”, ka thënë Thaçi.

Ai ka theksuar se pas 20 viteve, Kosova është e pavarur dhe për këtë i është mirënjohëse SHBA-ve.

Me këtë rast, Thaçi e ka dekoruar Clintonin me ‘Urdhrin e Lirisë’.

“Sot pas 20 vitesh Kosova është e pavarur dhe jam shumë mirënjohës dhe gjatë tërë këtyre viteve kemi qenë së bashku me ju. Mbështetja e juaj është mjaftë e rëndësishme për ne. Ju jeni heroi i ynë. Sot ndaj çmimin në emër timin dhe të institucioneve të Kosovës: ‘Urdhër i Lirisë’. Nuk ka çmim që mund të shpërblej atë kontribut tuajin”, ka përfunduar Thaçi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img