24,04,2024

Thaçi: Bujupi e Deda duhet ta dorëzojnë mandatin e deputetit!

Must Read

jusuf-thaci

Ish- drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jusuf Thaçi, ka thënë se deputetja e Kuvendit të Kosovës e larguar nga AAK-ja, Donika Kadaj Bujupi dhe deputeti Ilir Deda, i larguar nga VV-ja, do duhej ta dorëzonin mandatin e deputetit, njofton gazetablic.com

Duke e arsyetuar këtë tezë, Thaçi ka thënë se me që largimi i deputetëve ka qenë për arsye parimore, atëherë edhe dorëzimi i mandatit do të ishte parim.

“Do të ishte parimore që të dy të dorëzonin mandatin e deputetit, në mënyrë që subjektet politike përkatëse t’i zëvendësojnë ata dhe të kenë numrin e deputetëve në Kuvend ashtu siç i kanë fituar në zgjedhje”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Shrkimi i plotë i tij:

[quote_box name=””]

Deputetja Donika Kadaj-Bujupi dhe deputeti Ilir Deda janë bërë deputetë duke qenë persona partiakë dhe zyrtarë të subjekteve politike përkatëse.

Prandaj, do të ishte parimore që të dy të dorëzonin mandatin e deputetit, në mënyrë që subjektet politike përkatëse t’i zëvendësojnë ata dhe të kenë numrin e deputetëve në Kuvend ashtu siç i kanë fituar në zgjedhje.

P.S.: Kjo rregull nuk ka vlejtur më herët, meqë lëvizjet e mëhershme të deputetëve janë bërë për pazare, ndërsa këta dy të fundit po thonë se e kanë bërë për arsye parimore dhe parimësia e kërkon edhe këtë sakrificë.

[/quote_box]

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img