25,04,2024

Tetë të arrestuar për evazion fiskal

Must Read

Policia-e-shtetit

Pas një hetimi që ka zgjatur një vit, të kryer nga Drejtoria e Hetimit Tatimor Tiranë në bashkëpunim me Njësinë Task Forcës të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, janë arrestuar 8 persona që akuzohen për shpërdorim detyre, fshehje të ardhurash dhe mospagim taksash.

Në pranga janë vënë 7 inspektorë dhe ish-inspektorë të tatimeve dhe një administrator biznesi. Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të enjtes u arrestuan shtetasit:

Platon Solis, 51 vjeç, banues në Leskovik, me detyrë inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë;

Ajaz Shehu, 51 vjeç, banues Tiranë, me detyrë ish inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë;

Dhimiter Veshi, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë;

Arjan Daja, 51 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë;

Saimir Kaziu, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë ish-inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë;

Bajram Frangu, banuese në Tiranë, me detyrë ish-inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë;

Gentian Subashi, 38 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë ish-inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë;

Iliaz Fisheku, 57 vjeç, banues në Tiranë, administrator i subjekteve “Martini Petrol” dhe “Petrol Impex”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas me detyrë inspektorë të verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, gjatë periudhës kohore 2010 deri më 2015, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre kanë favorizuar subjekte të ndryshme tregtare ndër ta dhe subjekti tregtar  “Martini Petrol” me aktivitet në fushën e tregtimit të karburanteve, duke e lejuar atë të kryejë aktivitet tregtar pa u regjistruar në QKR dhe organet.

tatimore, të cilat i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën 101.805.583 lekë të reja, i konsideruar evazion fiskal.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img