23,04,2024

Terrori godet sërish Francën: 80 viktima pas goditjes nga kamioni

Must Read

Në Nicë, qytetin mesdhetar francez një kamion hyri në turmën e njerëzve që festonin duke vrarë 84 vetë e plagosur 150 të tjerë. Sulmuesi u qëllua për vdekje, ende nuk dihen rrethanat e aktit mizor.

Franca është goditur rëndë nga një sulm i ri në ditën e Festës Kombëtare në qytetin jugor bregdetar, Nica. Një kamion që hyri brenda turmës së njerëve vrau 80 vetë, ndër ta edhe fëmijë. Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve tha se ende 18 vetë janë në gjendje kritike. Sipas raportimeve në media më shumë se 100 të tjerë janë plagosur.

Presidenti francez, Francois Hollande ndërpreu një vizitë në qytetin Avignon dhe u nis drejt e në shtabin e krizës në Pallatin Élysée. “E gjithë Franca është e kërcënuar nga terrorizmi islamist”, tha kreu i shtetit francez të premten në mëngjes në një fjalim televizv. Për këtë arsye Franca do të mobilizojë më shumë ushtarë dhe forca sigurie.

Reagime të tronditura pas aktit terrorist nga e gjithë bota: Kancelarja Merkel u shpeh për një “sulm vrasës masiv”. “Këtë ditë ne solidarizohemi me miqtë tanë në Francë. Gjermania qëndron krah Francës në këtë luftë kundër terrorizmit, e bashkuar me shumë të tjerë. Jam shumë e bindur, megjithë vështirësitë, ne do ta fitojmë këtë luftë.” Edhe ministri i ri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson u shpreh se është “i shokuar dhe i trishtuar nga ngjarjet në Nicë dhe humbjen e tmerrshme të jetëve të njerëzve”.

Sipas prokurorisë, kamioni tërhoqi zvarrë në një gjatësi prej 2 kilometrash, njerëz të mbledhur për të parë fishekzjarrët me rastin e festës kombëtare. Foto të AFP-s e tregojnë kamionin me xhamin e përparmë të shoshitur nga plumbat. Presidenti i rajonit, Christian Estrosi u shpreh se në kamion janë gjendur edhe armë dhe granata, por më vonë nga qarqet e hetimit u tha se armët nuk kanë qenë funksionale.

Cazeneuve: Terroristët duan të na lëndojnë me çdo kusht

Ministri i Brendshëm Cazeneuve tha se policia “e neutralizoi terroristin në një situatë të rrezikshme.” Më tej ai tha se “jemi në luftë me terroristët, që duan të na lëndojnë me çdo kusht.” Një dëshmitar okular kishte raportuar, se shoferi i kamionit fillimisht kishte hapur zjarr ndaj një polici. Sulmi ndodhi rreth orës 11 të natës së shkuar.

Një reporter i AFP-së që ndodhej në shëtitoren e njohur “Anglais” tha se një kamion i bardhë u fut me shpejtësi të madhe në turmën e njerëzve- “Pamë se si njerëzit u goditën, dhe si sende hidheshin nga të katër anët. Ka qenë një kaos i madh”, ka thënë reporteri i AFP-së. Në shëtitore më pas u renditën një numër i madh viktimash të mbuluar nga çarçafë të bardhë. Qendra për ndihmën e viktimave në Ministrinë e Jashtme franceze ka ngritur ndërkohë një numër urgjence për të informuar të afërmit.

franca

franca1

franca2

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img