23,04,2024

Temperaturat e larta mobilizojnë QKMF-në në Ferizaj

Must Read

Ngritja e temperaturave ditëve të fundit ka bërë që  menaxhmenti i QKMF-së në Ferizaj të mobilizohet për tu dalë në ndihmë qytetarëve edhe në fshatrat të cilat nuk ka qendra të  mjekësisë familjare.

Këtë sot e ka bërë të ditur Ibadete Bucaliu-Ismajli, ushtruese e detyrës së Drejtorit të QKMF-së në Ferizaj.

Bucaliu  ka thënë se që nga dita e nesërme ekipe mobile të krijuara nga  QKMF në Ferizaj do të jenë prezentë nëpër fshatra të cilat  nuk kanë  ambulanca të mjekësisë familjarë  në mënyrë që   pos  kontrollimeve dhe matjeve  të parametrave të përgjithshëm do të jenë  më afër  pacientëve të cilët mund të kenë nevojë në këto temperatura të larta.

“Edhe pse QKMF ofron shërbime të rregullta në teren  bazuar në ngritjen e temperaturave  këtyre ditëve kemi formuar tri ekipe mobile  nëpër vendbanime rurale të komunës. Këtë  e kemi bërë duke u bazuar  në faktin se jo të gjitha fshatrat kanë një qasje të barabartë andaj kemi organizuar këto ekipe me staf profesional  për të gjithë ata që kanë nevojë për shërbime mjekësore. Kjo do të jetë në shërbim për të gjithë ata që kanë nevojë për shërbime shëndetësore. Me këtë rast do të kryhen  vizita dhe shërbime në lidhje me matjen e glikemisë,tensionit arterial,temperaturës ,këshilla të nevojshme shëndetësor” tha Bucaliu

Bucaliu tha se  këto ekipe që nga dita e nesërme do të jenë në teren nëpër fshatrat që nuk kanë AMF duke filluar me fshatrat  Zllatar,Tërrne Bablak, pjesë të fshatrave  Greme dhe Gaçkë dhe kështu me radhë varësisht nga kërkesat dhe nevojat.

U bë e ditur që këto ekipe  nuk do të  cenojnë shërbimet në qendrat mjekësore në qytet por do të jenë ndihmë e mirëseardhur për pjesët e pambuluara me AMF dhe kjo do të zgjasë deri sa  të ketë nevojë e sidomos deri sa temperaturat do të jenë të larta.

Kontakti për vendndodhjen e këtyre  ekipeve mobile  do të jenë kryetarët e fshatrave përkatëse të cilët edhe do të jenë  ata të cilët   do të  konsultohen  për pjesët e fshatit të cilat kanë nevojë për shërbime.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img