02,07,2025

Temperatura të larta edhe sot, shkojnë deri në 37 gradë

Must Read

Edhe sot temperaturat pritet të jenë të larta në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat do të shkojnë deri në 37 gradë Celsius.

Sipas njoftimit, të mërkurën pritet të jetë ditë më e nxehtë me temperatura maksimale 35-37 gradë Celsius, ndërsa dita e enjte pritet të jetë më e freskët dhe me rënie maksimale për 3 deri në 6 gradë Celsius, për shkak të vranësirave të cilat pritet të mbulojnë pjesën më të madhe të territorit.

“Nuk përjashtohen mundësitë që këto vranësira të sjellin riga shiu nëpër disa vende. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Ceslius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Në anën tjetër, këshillat e IKSHPK-së që qytetarët të mos ekspozohen në diell nga ora 9-18, mbesin ende në fuqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Pas hyrjes në funksion – si do të vazhdojë trafiku urban në Ferizaj? Detaje nga Drejtori i Shërbimeve Publike

Ferizaj, 1 korrik 2025 – Në një intervistë për FerizajPress, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, z. Alberton Sahiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img