25,04,2024

Televizioni serb: Kosharja – Beteja e ferrit për serbët, mercenarët rusë e ukrainas!

Must Read

betejakoshare-640x420

Sot, para 17 vjetësh, forcat e UÇK’s arritën ta thyenin kufinin shqiptaro-shqiptar dhe ta merrnin nën kontroll nga forcat serbe kazermën e forcat serbe në Koshare.

Beteja e Koshares njihet si beteja ma e lavdishme e forcave tona çlirimtare, mbasi që aty u thy edhe ushtria e atëhershme jugosllave.

Televizioni publik serb, RTS, i ka kushtue nji raport të gjatë kësaj beteje, derisa në nji video të publikueme kohë me parë dhe të realizueme nga ish gazetari famëkeq serb, Milovan Drecun, sot deputet i Kuvendit të Serbisë, Beteja e Kosharës përshkruhet si “Beteja e Ferrit” për forcat serbe.
Sigurisht, në këtë video-reportazh, RTS-i dhe Drecunin tentojnë që ta minimizojnë fuqinë e UÇK’s, tue thanë se në betejën e 9 dhe 10 prillit të vitit 1999 përveç forcave tona, ndihmuen edhe NATO dhe Ushtria e Shqipnisë.

Megjithatë, ajo që nuk mund të mohohet asht fakti që pranohet edhe nga RTS edhe nga Drecuni se UÇK ishte e përgaditun shumë mirë dhe se aty mbetën të vramë 164 pjesëtarë të forcave serbe, në mesin e tyne 14 oficerë dhe 10 nënoficerë.

Deshmorë nga ana e UÇK’s patën ra rreth 200 ushtarë, mirëpo jo të gjithë nga forcat serbe, mbasi që NATO nga ajri kishte sulmu karakollin e Kosharës gabimisht, tue mos e dit se tashma ishte në duert e luftarëve shqiptarë.“

Në atë moment në front kishte dicka ma shumë se 100 pjesëtarë të njisive kufitare të Ushtrisë Jugosllave. Për shkak të sulmeve të ashpra nga ajri, por edhe nga diversionet e UÇK’s, ndihma e madhe nuk mundi të vinte menjiherë”, raporton RTS.
Simbas këtij televizioni, mbas ranies së karakollit, kishin ardh përfocime të mëdha të ushtrisë jugosllave nga njisitë e kambësorisë dhe ato speciale.

“Kështu, vija e frontit u stabilizu me 19 Prill dhe më nuk kishte lëvizje të mëdha deri në fund të luftës”, transmeton Indeksonline.
Simbas RTS, në kulmin e luftimeve Ushtria Jugosllave i kishte rreth 1200 ushtarë, kurse UÇK “bashkë me vullnetarët dhe njisitet shqiptare pesë deri në gjashtë mijë pjesëtarë”.

“Forcat e UÇK’s luftonin me ndërrime, derisa për ushtarët jugosllav nuk kishte pushim”, shkruen tutje RTS.

“Gjatë luftimeve të përgjakshme në Koshare kishte edhe skena bizare, të cilat vështirë të besoheshin.

Ka ndodhur se njerëzit nga të dyja vijat e frontit për shkak të mjegullës së dendur t’i ndërrojnë shpesh edhe istikamet, por që askush mos ta vërej”, shkruen tutje televizioni publik serb.
Në këtë artikull, RTS e pranon se në mesin e forcave serbe kishte edhe mercenarë.
“Përvec rusëve – kozakëve nga njisitë parashutiste, në radhët e vullnetarëve kanë qenë njerëz edhe nga vendet tjera të Europës.

Mbi 30 pjesëtarë ishin nga Ukraina, Finlanda, Suedia, Danimarka, Holanda, etj”.

https://youtu.be/2MC6YZc0JXs

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img