19,04,2024

Të zbehta pritjet nga debati për demarkacionin

Must Read

Tryezë pa karakter obligativ e jashtë rregullores së punës së Kuvendit është ajo e 3 gushtit, ku do të përballen anëtarët e Komisionit Shtetëror për Demarkacion me një grup ekspertësh, deputetë e shoqëri civile në sallën alternative të Kuvendit.

Albert Krasniqi, që mbikëqyrë punën e legjislativit, thotë se ky është një hap i mirë, por se pa karakter obligativ për Kuvendin e Kosovës, raporton KTV.

Krasniqi thotë se për të qenë me karakter obligativ do të duhej të organizohej një dëgjim publik nga Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit, e të gjeturat të mund t’i rekomandoheshin seancës plenare.

Analisti Imer Mushkolaj, e quan të vonuar tryezën e 3 gushtit, ndërsa thotë se do të mundohen t’i hedhin hi syve opinionit publik.

Mushkolaj thotë se kjo tryezë mund të jetë edhe matje pulsi për deputetët e Kuvendit.

Iniciativa e deputetit të LDK-së, Shpejtim Bulliqi, e mori mbështetjen e 24 deputetëve të Kuvendit, përshirë edhe ‘Vetëvendosjen’.

Edhe partitë tjera opozitare e kanë mbështetur nismën, por se nuk presin rezultate nga kjo tryezë.

Ndryshe, javën e shkuar Qeveria e Kosovës do të duhej ta procedonte në Kuvend marrëveshjen për demarkacionin, por e ka shtyrë atë për një datë të pacaktuar, e kryeministri ka thënë se po japin edhe pak kohë me qëllim që të diskutohet me deputetë dhe qytetarë.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka thënë se gjithçka do të jetë transparente dhe nuk do te ketë befasi sa i përket këtij procesi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img