23,04,2024

Të shtunën fillojnë garat komunale në kuadër të Programit Nacional për Rininë

Must Read

Në një takim të organizuar me drjetor të shkollavë të mesme dhe fillore, drejtori i DKA-së në Ferizaj, Afrim Llabjani ka njoftuar se këtë të shtunë do të filloj faza e parë e garave në nivel komunal  në kuadër të Programit Nacional për Rininë.

Drejtori Llabjani ka njoftuar drejtorët  e shkollave se tani më janë konsoliduar të gjitha panelet vlerësuese   për garat komunale dhe  më 13 Prill 2019 do të mbahen garat për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik.

Për hollësi në lidhje me organizimin e këtyre garave shpjegime dha  Bashkim Bytyqi, zyrtarë për arsim në DKA.

Bytyqi tha se DKA-ja ka përgatitur edhe orarin e pjesëmarrjes së shkollave në gara.

“DKA-ja ka përgatitur orarin e pjesëmarrjes  së shkollave në gara pasi për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve  garat nuk ka mundësi të përfundojnë brenda një dite. Panelet vlerësuese tashmë janë të gatshme dhe jemi munduar që të jenë sa më profesional në lëmitë përkatëse” ka thënë Bytyqi.

Me këtë rast u bë e ditur se garat  të cilat do të zhvillohen këtë të shtunë janë  të ndara në dy lokacione;

Garat  në Art dhe Muzikë do të mbahen në shkollën e muzikës “Çesk Zadeja” , ndërsa

Garat  në Aktrim, poezi, ese,  do të  mbahen në teatrin Adriana Abdullahu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img