19,04,2024

Të rinjtë e Kuvendit të Ferizajt me fushatë sensibilizimi për mbrojtjen e drunjve

Must Read

Ferizaj.18.02.2019. Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt sot kanë zhvilluar  një aktivitet simbolik me qëllim të ngritjes së vetëdijesimit për ruajtjen e drunjve në pyje dhe kudo tjetër.

Në drunjtë afër bibliotekës së qytetit, vendi ku frekuentohet më shumë, por edhe në pjesët tjra, kanë vendosur thënie dhe mbishkrime të cilat tregojnë për rëndësinë që kanë pemët në jetët tona.

Vanese Sadriu, kryetare e Kuvendit të Rinjëve të Ferizajt tha se:

“Si kuvend nuk i kemi ende një muaj që jemi themeluar, por kemi filluar mbarë, për një javë kemi arritur të përfundojmë dy projekte të rëndësishme për komunën tonë, një videoklip ku promovohen vlerat dhe kultura e komunës sonë dhe tjetri, kjo që përfundoi sot me mbishkrime dhe thënie për ngritjen e vetëdijesimit te qytetarët për mos prerjen e drunjve. Deputetët janë shumë vullnetplotë, kreativ dhe energjik, dhe po për këtë eshte shume leht te punojme si Kuvend!”  është shprehur Sadriu

Edhe unë jam e gjallë, mos më mbyt.

Çdo ditë prodhojë oksigjen për katër njerëz.

Mbroje të ardhmen

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img