Sport

Të gjithë thonë Xhaka te Arsenal, por ja çfarë thotë vetë klubi


Publikuar më:


Granit-Xhaka-Borussia

Ndonëse në qendër të tratativave të merkatos që në muajin janar, madje të intensifikuara çdo ditë e më shumë, sidomos në lidhje me një transferim të mundshëm në Premier League, te skuadra e Arsenal, gjithçka duket se ka mbetur në kuadrin e thashethemeve për futbollistin me kombësi shqiptare që përfaqëson kombëtaren e Zvicrës, Granit Xhaka. Në adresë të kapitenit të Borussia Monchengladbach, raportohet se nuk ka mbërritur ende asnjë ofertë zyrtare nga klubi londinez.

Ka qenë vetë drejtori sportiv i klubit gjerman, Max Eberl, ai që ka deklaruar se deri më tani nuk ka mbërritur asnjë ofertë për xhakën, aq më pak ndonjë faks 30 milionësh euro, sikurse preferon të bëjë një batutë, gazetari i “goal.com”. Në të vërtetë, sikurse raporton “bild”, menaxherët nga Arsenal, Liverpool dhe Manchester City ishin prezent në stadium për të ndjekur Xhakën në ndeshjen e fundit të luajtur nga Monchengladbach, duke mbetur të tërhequr nga performanca e futbollistit me kombësi shqiptare. Për shërbimet e këtij të fundit mediat gjermane parashikojnë një garë të nxehtë mes ekipeve të Premier League.

Comments
To Top