28,04,2024

Të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës mbesin në paraburgim

Must Read

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji ndaj dy të miturve, të cilët dyshohen për vrasjen e 16-vjeçarit Aulon Zeka nga Prishtina.

Apeli e ka cilësuar si të pabazuar ankesën e mbrojtjes, duke cilësuar se Gjykata Themelore ka vepruar drejt me përcaktimin e paraburgimit prej një muaji për G.H. dhe R.G.

Ky është njoftimi i plotë i Gjykatës së Apelit:

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka refuzuar si të pa bazuara me 21.09.2017, ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj dy të miturve nga Prishtina.

Në këtë mënyrë Apeli ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 18.09.2017.

Të miturit në fjalë, po dyshohen se kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale “ Vrasje e rëndë “ nga neni 179 pika 1.1 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata e Apelit ka gjetur se gjykata themelore, ka vepruar drejtë kur ua ka caktuar masën e paraburgimit, konform nenit 66 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, lidhur me nenin 185 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1. dhe 1.2, pik 1.2.1,1.2.2. dhe 1.2.2.3 të Kodit të Procedurës Penale.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/te-dyshuarit-per-vrasjen-e-aulon-zekes-mbesin-ne-paraburgim-438842/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img