20,04,2024

Të dashura nëna!

Must Read

Shkruan : Hysnije Mustafa-Shamolli

Një jetë sakrificë për ne e bëtë, pa u mjaftuar aspak me faktin që na sollët në këtë jetë.
Kaq të forta ishit kur kishit dhe nuk kishit atë që kërkonim. Nuk e di si ja keni bërë, por kurrë “JO” as “NUK KAM” nuk keni thënë. Në kohëra lufte e varfërie, Zoti e din sa herë keni rënë në gjumë, pa ngrënë, se kafshatat i ruanit për ne. Eh, sa punë të rënda kryenit, e sa shumë mundoheshit për ne. E ne të vegjlit tuaj, në kokën tonë ju dinim për super-nëna apo Zana Mali që plotësonit dëshirat tona me lëvizjen e një shkopi magjik. Po ku ta dinim ne të gjorët qê ju vuanit thellë se e dinit që nuk kishin gjithçka donit të kishit për ne.
Po ne ishim të lumtur, o nëna! Ne kënaqeshim me lojërat në fushë dhe koret në sofër, se shihnim gjithmonë buzëqeshjen tuaj, kishim sa herë të donim përqafimin tuaj, dinim me së miri aromën tuaj.
Na mësuat me durim që kur rrëzoheshim, duhej të ngriheshim edhe më e fortë se përpara. Me ngulm e dashuri na bëtë ta donim librin dhe punën. Falë mësimeve tuaja, o nëna të dashura, sot askush nuk mund të blejë identitetin tonë, sepse na e ngulitët në kokë që nderi është thelbi i personit që je dhe se paraja nuk guxon të të lëkundë kurrë, sepse nuk është gjithçka në jetë.
Na mësuat të duronim dhe luftonim drejtë për qëllimet tona, që patjetër duhej të ishin të forta dhe të mira.
Kur kishim frikë se nuk mundeshim më dhe iknim e qanim në gjoksin tuaj, ju ishit ato që na jepnit dorën dhe na tërhiqnit përpara!
Nuk ka fjalë që mund të tregojnë krejt çfarë keni bërë ju o heroina për ne, për familjet, për brezat e rinjë, por uroj të jemi të zonjat dhe e fortë si ju!
Nëna, pa ju nuk do t’ja dilnim asnjëherë, prandaj uroj që të jetoni edhe nga 100 vite të tjera, pranë nesh, me shëndet e gëzime!

U gëzofshin gjithmonë, të gjitha nënat, kudo!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img