Editorial

TË BËSH TREGTI ME ERË ËSHTË ART I MADH


Publikuar më:


Shkruan Kristina Gashi Bytyqi

“TË BËSH TREGTI ME ERË ËSHTË ART I MADH” GRASIANI-it (Thenie Hebraike),
me këtë thenie fillova fjalimin tim në seancën e djeshme te Kuvendit të Komunës së Ferizajt, që u diskutua rishikimi i buxhetit për vitin 2016.
Nga kjo thenie mund të konstatojmë që i gjithë ky proces i rishkimit të buxhetit, thjeshtë është një genjeshtër elektorale në pjesën dërmuese që është propozuar nga propozuesi Kryetari i Komunës.

Nuk janë dhënë arsye bindëse se pse janë hequr 16 projekte që kanë qenë të planifikuar me buxhetin e 2016?!!,

Janë shtuar projekte që më shumë janë projekte në ERË, p.sh.asfaltimi e rrugëve në Mirashe, 30 000 €, asfaltimi i rrugëve Softaj 30 000 €, që realisht janë mjete të cilat asnjë rrugë e vetme nuk mund të asfaltohet sidomos ato rrugët me gjatësi të mëdha.

Në këtë rishikim ne nuk po shofim mjete të destinuara për bujqësi sektor i cili edhe keni premtuar që do të ketë investime 5.2 milion euro për subvencionim, ndërsa në anën tjetër janë hequr 70 000 € pikërisht nga ky sektor !!!, poashtu është hequr projekti i subvencionimit të nxënësve të shkollës së mesme bujqësore “Zenel Hajdini”, që ka qenë edhe një nga kërkesat e komitetin e arsimit, kur e kam udhehequr kete komitet për t`i subvencionuar këto kudro që dalin nga kjo shkollë të cilët premtojnë shumë në zhvillimin ekonomik dhe punësimin e tyre. Që realisht kryetar z. Sfarqa ka dështuar në realizimin e premtimeve të dhëna qytetarëve për bujqësi.

Propozova të kthehen 2 projektet për bujqësi dhe kërkova të futen edhe tri projekte të reja:
1. Ndërtimit të qerdhes së femijëvë ne fshatin Bibaj që edhe ne si Kuvend kemi marrë vendim qysh në vitin 2014 për ta ndërtuar.
2. Zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në fshatin e vjetër dhe lidhja e shume familjeve po ne kete fshat të cilët nuk mund të lidhen për shkak të largësisë së gypit kryesor, siq është ai rasti i familjes që ka tre veteran te luftës së UÇK-së!
3. Fillimi i ndërtimit të fushës sportive në fshatin Sazli në pronën ku është destinuar për zhvillim ekonomik, që në fakt ka dështuar i nderuar Kryetar me atë projekt i cili as përse afërti nuk ka mundur të investoj 3 milion euro të premtuar,. Ky teren futbolli do tu shërbente edhe të rinjëve të fshatrave për rreth, si fshtrave Papaz, Softaj, Pojatë, Talinovoc I Muhaxherëve dhe Rahovicë

 

Comments
To Top