24,04,2024

Takohen ministri i Financave të Kosovës me atë të Shqipërisë, flasin për mbledhjen e qeverive

Must Read

alks

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka pritur sot homologun e Kosovës, Avdullah Hoti, me të cilin identifikuan çështjet që do të adresohen në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Ahmetaj bëri të ditur se shumë shpejt do të zhvillohet një takim në Prizren me eksportuesit dhe importuesit e të dyja shteteve, në mënyrë që të dëgjohen kërkesat e tyre në funksion të rritjes së volumeve tregtare në të dyja vendet.

“Kemi rënë dakord për një axhendë shumë intensive deri përpara mbledhjes së qeverisë, për të parë çfarë kemi bërë çfarë janë në proces dhe çfarë do të bëhet. Me këtë takim që bëmë sot u fokusuam në ato çështje që bëjnë diferencë jo thjesht në letër, por në terrenin ekonomik, fiskal, si operacionet doganore, punën e doganave 24 orë në 7 ditë, ku përfshihen edhe çështjet e agjenteve doganorë”, tha ministri i Financave në një dalje për mediet.

Më pas, Ahmetaj vijoi: “Çështje operacionale të shkëmbimit të informacionit të eksporteve importeve, qoftë të transiteve. Uljen e barrierave në të dyja anët dhe një sërë çështjesh të tjera që kanë të bëjnë me unifikimin e licencave certifikatave që e lehtësojnë punën e eksportuesve dhe importuesve nga të dyja palët”.

Ndërsa ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se gjatë takimit me Ahmetajn, u bë një rishikim i progresit që është bërë që nga mbledhja e fundit e dy qeverive.

“Kemi një marrëdhënie bashkëpunimi, jo protokollar por miqësor. Bëmë një rishikim të progresit që kemi arritur deri tash nga mbledhja e fundit e dy qeverive dhe identifikuam disa çështje që do t’i adresojmë në dy-tre javët e mbetura deri në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive”, deklaroi Hoti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img