24,04,2024

Takimi Veseli- Mustafa: Ky është ministri i vetëm që e ka të sigurt vendin në Qeveri!

Must Read

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa gjatë ditës së djeshme kanë zhvilluar një takim ndërmjet vete, ku temë e diskutimit ka qenë riforrmatizimi i Qeverisë.

 Kështu i kanë thënë Gazetës Blic të afërta më takimin. Sipas këtyre burimeve, mësohet që Kadri Veseli i ka thënë Mustafës që ai është i gatshëm që të ndërroj të gjithë ministrat nga PDK-ja, përpos Edita Tahirit.

“Jam i gatshëm t’i ndërroj të gjithë ministrat e PDK-së, përpos Edita Tahiri e cila është e pakontestueshme”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Mësohet se PDK ka gjasa që dy ministritë që Thaçi ua kishte dhënë partnerëve në koalicionin parazgjedhor, atë të ambientit që e mban Ferid Agani, i cili udhëheq me Partinë e Drejtësisë dhe atë të Diasporës që e mban Valon Murati, i cili udhëheq me Lëvizjen për Bashkim, t’ia kthejë partisë më të madhe në vend.

“Kjo për faktin se këto dy parti nuk kanë ndonjë fuqi dhe kësisoj nuk u takon të mbajnë dikastere qeveritare”, mësohet t’i ketë thënë Kadri Veseli isa Mustafës.

Ndërkohë, ende nuk dihet se çka do të ndodhë edhe me postin e zëvendëskryeministrit që i takon PDK-së.

“Ende nuk është e sigurt nëse Hajredin Kuçi do të shkoj në postin e zëvendëskryeministrit”, ka treguar ky burim.

Kadri Veseli i ka bërë të qartë Isa Mustafës se nëse do të ketë riformatizim rrënjësor të kabinetit qeveritar, PDK është e gatshme që qeveria ta vazhdoj mandatin deri në fund.

Në anën tjetër, Isa Mustafa ka dilema të shumta nëse do të mund t’i ndërroj shumicën e ministrave nga partia e tij, për shkak të rrezikut të rebelimit.

“Në ditët në vijim pritet që përfundimisht kjo çështje të marrë epilog”, ka theksuar ky burim.

Gazeta Blic poashtu ka mësuar se disa nga ministrat e rinj të PDK-së, sikur Memli Krasniqi e Blerand Stavileci kanë shfaqur rezistencë ndaj një ideje të tillë, mirëpo që duket se Veseli nuk do t’i marrë shumë parasysh.

Ndërkohë, ditë më parë është raportuar se është kërkesë e amerikanëve që të ketë një riformatizim të plotë të kabinetit qeveritar, e jo te ketë ndërrim të dy apo tre emrave. Gazeta Blic kishte raportuar që amerikanët janë të interesuar që të ketë një rifillim të qeverisjes./ Gazeta Blic

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img