28,03,2024

Tahiri: Unë e krijova qeverinë, prej atëherë askush nuk më ka thirr më

Must Read
Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, që në Kuvend ka kaluar në grupin parlamentar të AAK-së, thotë se prej kur është krijuar Qeveria nuk ka hipur as në aeroplanin e Behgjet Pacollit e as në jahtin e tij. Thotë se nuk e ka kontaktuar askush i partisë më prej asaj kohe.

“Edhe me më thirr nuk shkoj. Aty në jaht tash shkon vetëm Hashim Thaçi. Miqtë e vjetër bashkëpunojnë prapë, por kur është kërkuar vota ime për rreth tre muaj, zotëri më thojke nuk duhet aty të ua japim, ata thonin ky është i keq”, tha Tahiri, duke shtuar se politika është interesante.

Sipas tij, lideri duhet të bashkëpunoj me deputetin. Ai ka folur edhe për një fotografi që njerëzit e afërt e Behgjet Pacollit e kanë prerë nga fotografitë, gjatë një udhëtimi në Hungari, si delegacion shtetëror, për mallra dhe shërbime.

“Këtu më kanë prerë njerëzit e afërt të Behgjetit, dhe nga ai moment nuk kam udhëtuar kurrë me të më. Ju është dukur ndoshta nënçmim. I jam ankuar Pacollit për këtë. Jetlir Zyberaj dhe Mentor Nazarko, ata e kanë bërë. Pavarësisht në cilën parti jam, nuk lejoj këto me ndodh, nëse gjërat nuk relaksohen unë duhet me marr tjera veprime. Jam vetëm me Behgjet Pacollin aty”, ka deklaruar Tahiri, shkruan Oxygen Press.

Madje thotë se ka deputetë që në Kuvend, partitë e tjera nuk i lënë të flasin. Sipas tij, fjalimet që deputetët i lexojnë në Kuvend, i shkruan dikush tjetër.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img