26,04,2024

Tahiri u prit nga sekretari i forumit të shteteve të Commonwealth-it

Must Read

25_04_2016_7415541_besnik_tahiri

Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), Besnik Tahiri, i cili po qëndron në Londër për një vizitë pune, ka takuar sekretarin Gjeneral të Forumit të Qeverisjes Lokale të 53 shteteve të Commonwealth, Dr. Carl Wright.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri ka bërë të ditur se me Wright ka diskutuar për një sërë temash që ndërlidhen me qeverisjen lokale në Kosovë.

“Sot, isha i nderuar të takoj Dr. Carl Wright, Sekretarin Gjeneral të Forumit të Qeverisjes Lokale të 53 shteteve të Commonwealth.

Gjatë takimit diskutuam zhvillimet e qeverisjes lokale në Kosovë, procesin e reformave dhe decentralizimit. Dr. Wright u interesua për punën e institutit KLGI dhe programet që i zbatojmë për komunat e Kosovës dhe rajonit”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri ka shpjeguar se si KLGI ofron komunave trajnime të avancuara dhe këshilldhënie profesionale për rrugën që duhet ndjekur drejt avancimit të mëtejm të qeverisjes lokale, në veçanti ofrimin e shërbimeve dhe ngritjen e performacës së komunave.

Për më tepër, Tahiri ka theksuar se gjatë takimit janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit të institutit KLGI dhe Forumit të Qeverisjes Lokale të 53 shteteve të Commenwealth dhe shkëmbimit të përvojave.

Sekretari Wright është shprehur i gatshëm në ofrimin e përkrahjes për Institutin KLGI si dhe në procesin e reformave që duhet të ndërmerren në qeverisjen lokale në Kosovë dhe Rajon.

Gjatë qëndrimit të tij në Londër, Tahiri do të takohet edhe me drejtues të institucioneve të ndryshme që ndërlidhen me fushën e qeverisjes lokale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img