16,04,2024

Tahiri sulmon Metën, i kujton qeverisjen me Berishën

Must Read
Ilir Meta

“E ardhmja e Shqipërisë është bujqësia dhe turizmi dhe jo kanabisi. Për këtë çështje politika duhet të marrë një vendim dhe nuk duhet t’i shmaget. Madje jo vetëm politika, por edhe partnerët ndërkombëtarë që janë të interesuar për të ardhmen e Shqipërisë si vend europian, që bazohet te shteti ligjor. Është mjaft e rëndësishme të vendoset në mënyrë të përgjegjshme se si do të sillemi në ktë ardhmen me këtë fenomen”.

Saimir Tahiri reagoi pa vonesë, me një gjuhë njësoj të ashpër me atë që përdor rëndom ndaj opozitës. Ai i kujtoi Metës se situata ka qenë e tillë edhe në kohën kur ai qeveriste me Berishën. Madje shkoi më tej, duke i përmendur atij fitimet marramendëse që vinin nga Lazarati kur ai ishte në qeveri me PD –në.

“E ndaj plotesisht opinionin e kryetarit te Kuvendit qe kanabisi nuk luftohet duke i’u shmangur te vertetes, gje qe Partia Demokratike po e ben fatkeqesisht çdo dite! Kush ben sot sikur çuditet, i shmanget qellimisht te vertetes se kanabisi ishte nje fenomen i kudondodhur, por i fshehur nga syte e publikut deri ne vitin 2013, nga nje qeveri e polici qe mjaftohej me komunikata sekrete per rrenjet anembane Shqiperise, dhe garantonte fitimet marramendese te Republikes se Lazaratit!”

Dhe nuk mjaftohet me kaq ministri i Brendshëm, që me Ilir Metën s’ka patur ndonjëherë marrëdhënie të mira që kur Edi Rama i besoi këtë detyrë. Ai e fton të mos çuditet nga ky fenomen, duke u bërë viktimë e politikës së vjetër dhe i kujton se duhet ta kishte ngritur zërin edhe në kohën kur qeveriste me PD –në.

“Ndersa kush çuditet pafajesisht sot nga ky fenomen, eshte viktime e asaj politike te vjeter qe i shmangej perballjes me fenomenin duke e mbajtur jashte vemendjes se opinionit e te mediave!”

Meta, që deklaratën e tij e bëri në Korçë, iu përgjigj interesit të gazetarëve që i kërkuan të komentojë një deklaratë të bërë dy ditë më parë nga ambasadori austriak, Johann Sattler, i cili tha me shqetësim se “fenomeni i kanabisit është shtrirë në shumë rajone të Shqipërisë”, duke u bërë i pari ambasador i BE që ngre zërin për situatën.

Por Saimir Tahiri i kujton që kur të komentojë ndërkombëtarët, të mos harrojë edhe raportet e tyre.

“Ilir Meta ka shume te drejte kur thote se duhen degjuar edhe nderkombetaret. Kane folur shume qarte per vite me radhe, ndaj sot eshte inkurajim i madh cdo germe e raporteve te Departamentit te Shtetit dhe Gurdia di Finanza-s te cilat e kane cilesuar luften tone te tanishme shume shkoqur; ‘rezultate mbreselenese, fale angazhimit te lidershipit politik’.”

Në të vërtetë raporti të cilit i refrohet Tahiri pasqyron luftën kundër kanabisit në vitin 2014 kur qeveria ndërhyri në Lazarat. Një raport i Freedom House për vitin 2015, i botuar këtë vit, theksonte se “Shqipëria është një pikë kyçe për kontrabandistët heroinës dhe një vend kyç për prodhimin e kanabis në Europë”.

Por veç shifrave e raporteve, veç situatës së rënduar nga kanabisi që ka mbuluar vendin, sulmi i fortë i Tahirit ndaj Metës tregon dy realitete politike të rëndësishme. Së pari ai dëshmon se Ilir Meta nuk ka më peshën e dikurshme në koalicionin qeveritar, pasi është bërë lehtësisht i sulmueshëm edhe nga zyrtarë që për karrierë politike kanë vetëm njohjen me kryeministrin, të cilët i kujtojnë kollaj derën e PD -së. Dhe së dyti, gjuha e Tahirit është tregues i vështirësisë ku ai gjendet, me akuzat e përditshme për lidhje me krimin e trafikantë e drogës, me kanabisin që ka zëvendësuar kulturat bujqësore në mbarë vendin, me avionë që vijnë për të marrë drogën e që i mbeten shkurreve dhe me dyshime të forta se ai dekonspiron hetimet e prokurorisë me qëllim që të ndihmojë trafikantët e drogës, siç e akuzon opozita për rastin e fundit të avionit të rënë në Ishëm, shkruan Lapsi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një muaj paraburgim ndaj V.A., i dyshuar për vrasjen e ish-gruas në Ferizaj

Ferizaj, 13 prill 2024 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda  ka aprovuar kërkesën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img