Ferizaj

Tahiri: Qeveria duhet të angazhohet në mbështetje të komunave


Publikuar më:


Gjatë ditës së sotme  Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri  së bashku me zëvendësministrin Xhavit Zariqi kanë pritur në takim kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu.

Bëhet e ditur se në këtë takim është biseduar për gjendjen e komunës së Ferizajt në  gjatë  pandemisë. Me këtë rast  Zëvendëskryeministri Tahiri  ka thënë se  Qeveria duhet të angazhohet në shumë në mbështetje   të nivelit lokal

“Bashkë me zëvendësministrin, z. Xhavit Zariqi, sot kishim nderin të takojmë kryetarin e komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, me të cilin biseduam për disa çështje me rëndësi që Qeveria duhet të angazhohet në mbështetje të komunave. Me kryetarin Aliu u dakorduam se dora e parë e ndihmës për qytetarët e Kosovës në kohën e pandemisë janë komunat dhe personeli mjekësor komunal, andaj është jetike që të përkrahet niveli lokal” ka shkruar Tahiri

To Top