19,04,2024

Tahiri: Pa e marrë Kosova kodin telefonik, s’ka themelim të Asociacionit

Must Read

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë se pa e marrë Kosova kodin e vet telefonik dhe pa u pavarësuar Sistemi Transmetues i Energjisë, në bazë të marrëveshjeve që Prishtina dhe Beogradi kishin arritur në vitin 2013, as Kosova nuk do të fillojë me zbatimin e marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

Këtë deklaratë e ka dhënë Ministrja Tahiri, përmes një komunikate për media, pas takimit me delegacionin serb të kryesuar nga shefi i zyrës për Kosovën Marko Gjuriq në Bruksel.

“Ministrja Tahiri në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës e ka bërë të qartë qëndrimin se pa e marrë Kosova kodin e vet telefonik dhe pa pavarësimin e KOSTT-it sipas marrëveshjeve të arritura në këto fusha në vitin 2013, Kosova nuk do të fillojë procesin e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin. Ajo poashtu nënvizoi se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë mund të realizohet vetëm pasi të hiqen në tërësi strukturat e mbetura paralele të Serbisë në Kosovë”, thuhet në Komunikatën e kryeministrisë.

Përpos kësaj, Tahiri thekson edhe njëherë se ky asociacion do të formohet vetëm në bazë të ligjeve të Kosovës, Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe nuk do të ketë asnjë kompetencë ekzekutive

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img