Editorial

T’a duam vendin më shumë se vetën!


Publikuar më:


Ikja e të rinjëve nga Kosova për gjetjen e një jete më të mirë në vendet evropiane është mjaft shqetësuese për shoqërinë tonë; gjendje e cila duhet të trajtohet me seriozitet nga Institucionet e Kosovës. Institucionet nuk duhet të rrijnë në rolin e spektatorit ndaj kësaj dukurie, por të merren seriozisht me trajtimin e kësaj gjendje shqetësuese që e ka kapluar shoqrinë tonë.
Ky numer i madh i largimit të qytetarëve nga Kosova, kryesisht të rinjëve profesionistëve (mjekëve, inxhinjerëve etj), është një rrezik i madh sepse ajka e shoqërisë po largohet nga vendi.
Kjo ikje e mjekëve, inxhinjerëve dhe atyre të rinjëve që e kanë një punë në Kosovë të bën të kuptuosh se kemi të bëjmë me një mosbesim ndaj institucioneve nga kjo shtresë e shoqërise, duke u nisur nga arsimi, shëndetësia dhe drejtësija, që janë shtyllat kryesore të një shteti. Po
çfarë mund të thuhet për ata të rinjë të cilët i kan përfunduar studimet dhe janë të papunë, ku ne mendjet e tyre ekziston vetëm pesimizëm pa kurfarë shprese për të ardhmen e tyre?!
Nëse si piknisje e largimit nga Kosova është klasa politike, nga e cila nuk ka asnjë shpresë për zhvillim ekonomiko-social, është gabimi më i madh largimi nga Kosova. Qytetarët duhet që të përballen më çdo sfide; duhet t’a kërkojnë vet ndryshimin, sepse Kosova nuk është e një “klase politike”, por e gjithë qytetarëve të saj. Të gjithë jemi fajtorë nëse e dim se Kosova është në një gjendje katastrofe, nga disa njerëz, dhe ikim nga ajo duke i’a lan atyre që t’a thellojnë këtë gjendje mjerimi edhe me shumë.

Nuk ka me të shtrenjet për një shoqëri, sesa vetëdija qytetare mbi përgjegjësitë, vlerat dhe rolin e saj në një shtet…! Qytetarët janë vlerë e një shoqërije, dhe elementi kryesorë i ekzistencës së një shteti. Nëse qytetarët vazhdojnë të ikin nga Kosova, atëherë rrezikohet edhe ekzistenca e shtetit tone për të cilin është derdhur shumë gjakë dhe sakrificë nga gjeneratat e shumta.

Nuk është e moralshme dhe patriotike që t’a harrojmë sakrificen dhe idealin e të renve për liri; sakrificë e cili u kurorëzua më pavarësinë e Kosovës. Nëse ata të cilët e dhan jetën për këtë liri që ne po e gëzojmë, ne duhet të jemi ata të cilët do t’a kthejmë Kosovën në një vend të sigurt, ku do të ketë zhvillim ekonomik, sundim të ligjit, cilësi në arsim etj., e jo të ikim nga Kosova pa e ndier asnjë përgjegjësi për të ardhmen e Kosovës.

E si është e mundur e gjithë kjo kthesë e madhe? Kjo bëhet vetëm atëherë kur ne vetëdijësohemi për rolin tonë që duhet t’a kemi brenda shtetit. Qytetarët duhet të jenë aktiv në proceset dhe rrjedhat politike, duke i kritikuar politikat qeveritare të ndërmarrura nga kjo qeveri, qoftë përmes protestave paqësore ose formave të ndryshme.

E nëse kjo klasë politike e cila e ka pushtetin nuk vetëdijësohet përmes kritikave nga ana e qytetarëve, atëhere është mundësia e ndeshkimit të tyre kur të vije koha e zgjedhjeve, duke bërë përpjekje për ndryshimin e klases politike përmes votës së lirë dhe demokratike.
Qytetarët e Kosovës duhet që t’i çmitizojnë disa individ së bashku më fuqinë e tyre mashtruese dhe arrogante; duhet që të besojnë ne mundësinë e ndryshimeve pozitive në shoqërinë tonë.
Kosova është në një përiudhe kur vetëm qytetaria aktive është ajo që do t’a shpetojë nga kjo skamje dhe ky pesimizem qytetarë.
“Para luftës ishte thirrja e bashkimit për t’a fituar lirinë nga okupatori, ndërsa tash duhet të bëhet thirrja e bashkimit të qytetarëve për t’a fituar lirinë nga ata të cilët po e pengojnë të ardhmën e vendit”…..!!

Autori i shkrimit ( Ilir Ejupi, Analist politik)

To Top