19,04,2024

Svarqa: Në takimin pozitë-opozitë, bëmë një hap para

Must Read

Subjektet politike në Kosovë kanë bërë një hap para rreth zgjidhjes së krizës politike, e cila është nxitur nga çështja e demarkimit të vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Njëri nga përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili mori pjesë në takimin e orëve të mbrëmjes në mes përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës, Muharrem Sfarqa vlerëson se në këtë takim është parë një gatishmëri e përparim në mes partive për të shtyrë përpara procese të bashkëpunimit.

“Ka pasur një përparim dhe gatishmëri të përfaqësuesve politikë për ecjen e procesit përpara të bashkëpunimit të ndërsjellë për arritjen e konsensusit për çështje madhore që ndërlidhen me të ardhmen e Kosovës edhe në procesin e integrimit në BE”, tha Sfarqa për KosovaPress.

Gjatë këtij takimi, sipas Sfarqës, është aprovuar një deklaratë politike me anë të së cilës, partitë politike do të gjejnë konsensus për të ecur përpara procese të Kosovës, duke përfshirë edhe çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Ai tha se teksti i deklaratës është i harmonizuar me bashkëpunim të ndërsjellë në gjuhën e bashkëpunimit dhe tolerancës.

Sfarqa thotë se ky takim i ka hapur rrugë dialogut i cili do të udhëhiqet nga liderët e subjekteve politike, të cilët më pas do të vazhdojnë me hapat e mëtejmë në këtë drejtim.

“Ky është vetëm një hap i parë për ti hapur rrugë dialogut që do ta udhëheqin liderët e partive politike. Një hap I vogël I cili mund ti paraprijë atyre të mëdhenj. Është aprovuar një deklaratë politike me të cilën partitë politike do të gjejnë konsumues për të ecur përpara procese të Kosovës. është përshkuar në këtë takim”, tha Sfarqa.

Si shtoi se gjatë këtij takimi një rendësi e veçantë i është dhënë çështjes së komunikimit publik, si tolerancës e debatit konstruktiv nga të gjitha palët./Kp

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img