23,04,2024

Supergrabitja e argjendarisë në Tiranë, me çarjen e katër mureve (Video)

Must Read

Kristi Shkarpa, djali i pronarit të argjendarisë, ka treguar skenarin që autorët dyshohet të kenë vënë në zbatim për realizimin e vjedhjes.

Fillimisht, autorët dyshohet të kenë përdorur një palë shkallë për të hyrë në godinën që po restaurohet ngjitur me argjendarinë. Më pas ata kanë çarë një mur, duke kaluar në kuzhinën e lokalit po në pronësi të familjes Shkarpa.

Më tej, me anë të çarjes së një tjetër muri, ata kanë arritur të futen në argjendari, nga ku kanë dalë me një sasi ari dhe argjendi në vlerën e 500 mijë eurove.

“Kanë çarë katër mure gjithsej. Ky është muri i parë, nga ku janë futur dhe kanë dalë po këtu, duke ndjekur të njëjtin itinerar. Policia ka gjetur edhe një tabaka të hedhur prej tyre, që po i nënshtrohet ekspertizës”, tha Kristo Shkarpa, djali i pronarit të argjendarisë.

Policia po heton disa pista mbi vjedhjen e argjendarisë, ndërsa në pyetje është marrë edhe pronari i godinës në proces restaurimi, i cili mësohet se prej më shumë se një muaji kishte ndërprerë punimet.

Autorët janë kujdesur të mos lënë prova, duke marrë edhe kamerat e sigurisë, si dhe njësinë qendrore të regjistrimit.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img