19,04,2024

Suksesi i mërgimtarëve anë e mbanë botës

Must Read

Situata në mes vitet 89 e 90 ishte e rëndë nga pushtuesi serb ku shumë bashkëvendës tanë u detyruan të largohen nga vendlindja, ku arritën në vendet të ndryshme të botës, në të cilën dita, ditës në profesione të ndryshme arritën sukses.

Mua më bëri të ndihem krenar ku në stacionin e Koblenz në të cilin ishin pak metra nga Hoteli Continental i njohur në qendër të qytetit, ku pikërisht këtë hotel kishin pasur hebrenjtë që 250 vite, më parë tani ishte kënaqësi ku pronari që e kishte blerë ketë hotel ishte shqiptari Sami Hyseni, një biznesmen shumë i suksesshëm i njohur si gjerman në këtë qytet me emrin Semi.

Ishte rrëfim mjaft shpresëdhënës kur takon këtë djalosh mjaft modest e mikpritës për bashkatdhetarët tanë. Sami Hyseni ishte një njeri i njohur edhe nga shteti gjerman në këtë qytet Koblenz.

Po ashtu ishte edhe iniciatorë dhe kontribuues në formimin e unionit biznesor me shokë si vëllezërit Viqa dhe Gani Nuha etj. Sami Hyseni është  i njohur edhe nga shumë personalitete zyrtare nga shumë vende të botë ku zhvillon takime mjaftë të mira dhe frytdhënëse.

Ai kishte takime me Dr. Augsburg Finanzminister në Zvicër, Karim Musa biznesmen nga Iraku, Ministrin e ndërtimit të Irakut Istabrq Ibraheem Abdulvahab, Dr. Peter Bach Luksemburgut.

Sami Hyseni është i njohur për kontributin e tij në shërbim të mërgimtarëve në Koblenz. Ne mërgimtarët duhet të jemi krenarë me vëllezërit tanë kur ndëgjojmë dhe shohim suksese në veprimtarin e tyre. Ne jemi krenarë me Sami Hysenin. /Sami Fejza

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img