27,04,2024

Studimi: Më shumë njerëz vdesin nga ajri i ndotur se nga pirja e duhanit

Must Read

Numri i njerëzve që vdesin si rezultat i ndotjes së ajrit mund të tejkalojë numrin e njerëzve që vriten nga duhani, gjen një studim i ri
Hulumtuesit nga Gjermania kanë vlerësuar që për 8,8 milionë vdekje për një vit ka faj ajri i ndotur, shkruan Independent.

Vetëm në Evropë ata vlerësojnë se nga ky shkak vdesin 790 mijë njerëz.

“Që ta vendosim këtë gjë në perspektivë, kjo nënkupton se ajri i ndotur shkakton më shumë vdekje se duhanpirja, të cilën Organizata Botërore e Shëndetësisë [OBSH] e konsideron përgjegjëse për 7,2 milionë vdekje në vitin 2015.” – tha profesori Thomas Munzel, një prej autorëve në Universitetin të Qendrës Mjekësore në Mainz.”

“Duhanpirja mund të shmanget por ajri i ndotur jo.” Thuhet më tej.

Vetëm në Britani të Madhe thuhet të kenë vdekur 64 mijë njerëz nga ajri i ndotur në vitin 2015.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img