26,04,2024

Studentët përkujtojnë Astrit Deharin me homazhe dhe ndezje qirinjsh

Must Read

Zëdhënësi i Universitetit të Prishtinës, Afrim Hoti tha se Universiteti i Prishtinës ka humbur një student të shkëlqyer.

“Të them të drejtën, realisht jemi ndjerë jashtëzakonisht keq sepse kanë qenë dy ditë të kobshme për Universitetin e Prishtinës për faktin që kemi humbur një student të shkëlqyer, një student shumë të zellshëm një djalosh të jashtëzakonshëm . Prandaj, i gjithë stafi i Universitetit të Prishtinës, profesorë dhe studentë ndihen skajshmërisht keq dhe mbi këtë bazë  bashkë me Parlamentin e Studentëve  sot kemi organizuar homazhe dhe ndezje qirinjsh. Bashkë me familjet e tyre dhe  me gjithë qytetarët e Kosovës, të ndajmë dhimbjen bashkërisht”, tha Hoti.

Kurse, kryetari i Parlamentit të Studentëve, Musa Berisha është shprehur i shqetësuar për vdekjen e shokut Astrit Deharit dhe  iu bëri thirrje institucioneve të  Kosovës që t’i bëjnë zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit.

“Ne studentët e Universitetit të Prishtinës jemi të shqetësuar për vdekjen e studentit, kolegut dhe shokut tonë Astritit. Gjithashtu ne studentët e Universitetit të Prishtinës, iu bëjmë thirrje institucioneve të republikës së Kosovës, që ti bëjnë të gjitha hetimet në mënyrë që të zbardhen detajet të cilat dërguan në vdekjen e Astritit. Ngushëllime familjes, shokëve, studentëve dhe gjithë atyre që njohën Astritin”, tha Berisha.

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img