26,04,2024

Studentët e UShAF vizituan panairin “Tehnoma 2018” në Shkup

Must Read

Studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), të Fakultetit të Inxhinierisë Industriale dhe Informatikë dhe të Menaxhmentit Industrial, vizituan Panairin e 44 – të Ndërkombëtarë të Metalurgjisë, Elektroteknikës, Energjisë, Jo-metaleve, Ndërtimtarisë, Mbrojtjes dhe sigurisë “Tehnoma 2018”, në Shkup.

Në Panair, studentët patën rastin të njihen për së afërmi me teknologjitë dhe ekonomitë e shumë vendeve dhe rajoneve. Po ashtu, patën rastin të njoftohen me produktet e pjesëmarrësve, të mesëm dhe të vegjël nga rajoni dhe më gjërë.

Panairi “Tehnoma”, është panair i pasur që bashkon përfaqësuesit e prodhuesëve të mëdhenjë vendas dhe të huaj nga fushat e metalurgjisë, inxhinierisë elektrike, energjisë, jo-metaleve dhe industrisë së ndërtimit. Atraksionet dhe pasurimi shtesë i këtij panairi dhe ekspozitat që mbahen rregullisht në të njëjtën gamë janë: Panairi i Artizanateve dhe Industrisë së Vogël si dhe Ekspozita e Shpikjeve – Makinova.

Gjatë kësaj vizite, studentët patën rastin të vizitojnë edhe Panairin e Mbrojtjes dhe Sigurisë, të shoqëruar nga dekanët e tyre, z. Ismet Malsiu dhe z. Fatmir Çerkini, si dhe profesorët, z. Halit Mehmeti dhe znj. Binaze Jashari.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img