16,04,2024

Studentët e Kosovës dhe Shqipërisë në Sllovaki mbështesin protestën në Tiranë

Must Read

Student e Tiranës para disa dite kanë filluar protestën e tyre duke kërkuar plotësimin e disa kërkesave që në mesin e tyre është edhe përgjysmimi i tarifës së studimit.

Në mbështetje të tyre kanë dal studentë të shumtë edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë.

Por jo vetëm, studentët e Tiranës po i përkrahin edhe disa studentë nga Shqipëria e Kosova të cilët studiojnë në Sllovaki.

Ata kanë dërguar një fotografi për Indeksonline duke mbajtur pankarta në duar. Ata thonë se mbështesin fuqishëm këtë protestë të tyre.

Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, iuështë drejtuar studentëve që protestojnë përmes një statusi në rrjetin Twitter për komunikimin e radhës me ta.

“Negociata? Kush po kërkon negociata se unë kërkoj dialog, jo negociata. Frikën nga dialogu e kam parë tek politikanët qësot presin t’i nxjerrin gështenjat nga zjarri duke mos treguar duart. Mos vallë kush po i pengon studentët me megafon kundër dialogut bën telefonin e prishur”,shkroi Rama në rrjetin social.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i studentëve ndaj ftesës së Ramës, duke thënë se prej kohësh kanë duruar arrogancën e tij dhe se tashmë ka ardhur momenti që të tregohen ata arrogantë.

“Seriozisht e ka ai? Gjithë arrogancat që kemiduruar nga ai, tani do të jemi ne arrogantë ndaj tij. Merri kërkesat me vete, nuk ka negociata dhe as nuk do të ketë. What the fuck”, tha një nga studentët.

Disa minuta më vonë, Rama në një tjetër postim në Instagram, ka publikuar njoftimin ndërsa ka lejuar opsionin e komenteve duke bërë thirrje që të gjithë të shkruajnë pyetjet e tyre për dialogun e studentëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një muaj paraburgim ndaj V.A., i dyshuar për vrasjen e ish-gruas në Ferizaj

Ferizaj, 13 prill 2024 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda  ka aprovuar kërkesën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img