03,07,2025

Stoltenberg i telefonon Haradinajt: Tani që po evoluon FSK, do të rishqyrtojmë angazhimin e NATO-s

Must Read

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj lidhur me Ushtrinë.

Sipas një njoftimi për media nga NATO-ja, thuhet se Stoltenberg e ka njoftuar Haradinajn se “Këshilli Veri-Atlantik pati një diskutim fillestar mbi ligjet e miratuara të fundmi mbi transicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)”.

“Sekretari i Përgjithshëm e njoftoi zotëri Haradinajn se, tani që mandati i FSK-së po evoluon, Këshilli Veri-Atlantik do të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s me FSK-në vitin e ardhshëm. NATO do të vazhdojë me misionin e saj të KFOR-it për të siguruar ambient të sigurt në Kosovë. KFOR-i operon në bazë të mandatit të OKB-së dhe nuk do të preket nga ligjet mbi transicionin e FSK-së”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Në fund thuhet se Stoltenberg do të vazhdojë angazhimin e tij me të gjithë aktorët relevantë për stabilitet rajonal.

Kujtojmë se pak ditë para votimit në Kuvend të ligjeve të FSK-së, Stoltenberg kishte biseduar në telefon me Haradinajn, të cilit i kishte thënë se “Transformimi i FSK-së në Ushtri është në kundërshtim me këshillat e shteteve anëtare të NATO-s”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img