29,03,2024

Stojanoviq: Të mos lejojmë që Kosova të mbetet pa emra e mbiemra serbë

Must Read

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Listës Serbe, Branimir Stojanoviq, me rastin e festës së Vidovdanit, ka thënë se Serbët në Kosovë duhet ta ruajnë trashëgiminë dhe të gjitha ato që kanë trashëguar nga paraardhësit.

Stojanoviq, këtë deklaratë e bëri në Graçanicë, ndërsa theksoi se duke shënuar Vidovdanin, kujtojmë një ditë të madhe në historinë e Serbisë, kur çdo gjë ndryshoi, dita që është bërë pjesë e kodit gjenetik të serbëve dhe pjesë e identitetit.

“Është shumë e rëndësishme që të mblidhemi së bashku siç ishim mbledhur vite më parë në Vidovdan dhe të vazhdojnë të punojnë shumë dhe në të ardhmen”, ka thënë Stojanoviq për mediat në Graçanicë, transmeton Koha.net.

“Më e shumta që sot mund të bëjmë në këtë vend është të qëndrojmë këtu, që të luftojmë edhe më tutje për mbijetesën tonë dhe të mos heqim dorë nga ekzistenca jonë, të kujtojmë ata që kanë sakrifikuar shumë më shumë se ne, dhe të mos lejojmë që ky vend i shenjtë të mbetet pa emra dhe mbiemra serbë”, ka thënë Stojanoviq.

Në hyrjet dhe daljet e Gazimestanit, ku serbët janë mbledhur për të festuar Vidovdanin, vërehen forca të shumta policore të cilat janë zotuar se nuk do të lejojnë asnjë provokim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img