Lajme

Stër-mbesa e Skënderbeut do performojë në HardhFest 2016 (Video)


Publikuar më:


Stër-mbesa e Skënderbeut, Sofie Kastrioti, është konfirmuar si një prej mysafireve speciale dhe befasive më të mëdha të edicionit të 15-të dhe jubilar të festivalit të rrushit dhe të verës që mbahet në Rahovec, Hardh Fest 2016. Ajo do të qëndrojë për herë të parë në Kosovë me rastin e HardhFest, më datat 2, 3 dhe 4 shtator.

Stër-mbesa e heroit kombëtar që është gjenerata e 14-të edhe zyrtarisht ka konfirmuar pjesëmarrjen në HardhFest 2016.

Ylli i muzikës në Australi dhe pasardhësja e heroit tonë kombëtar, Sofie Kastrioti, me anë të një video ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe ka shprehur kënaqësinë që do të jetë pjesë e festivalit të rrushit dhe të verës, HardFest në edicionin jubilar të tij.

Festivali nacional i përkrahur nga të gjitha institucionet do të pasurohet po ashtu me një performancë të Sofie Kastriotit, e cila është një muzikante e njohur në mbarë botën.

Më parë Sofie Kastrioti është shprehur krenare me faktin se është pasardhëse e Skënderbeut.

Ajo po ashtu performoi në Melbourne “Vallen e Rugovës”, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar.

Kjo është hera e parë që Sofie Kastrioti do të qëndrojë në Kosovë, teksa krahas saj pritet të jenë mijëra të pranishëm në festivalin e madh rrushit dhe të verës ku është përgatitur një program i pasur artistik në konakun e Rahovecit përballë Stone Castles.

Deri tash pos performancës së Sofie Kastriotit është konfirmuar edhe performanca e Elita 5 në këtë festival, rock grupit legjendar që pritet të ketë një prej paraqitjeve më spektakolare, krahas edhe deejayve ndërkombëtarë si Alex Belluscio dhe Borce Panov.

Por, pritet të konfirmohen edhe artistë të tjerë që do të performojnë në Hardh Fest 2016 që mbahet më 2, 3 dhe 4 shtator.

Comments
To Top