29,03,2024

Sqarim i policisë për opinionin lidhur me rastin e zyrës së Federatës së Skitarisë së Kosovës në Brezovicë

Must Read


15.02.2019 , Ferizaj;

Lidhur me informacionin që ka qarkulluar në disa media, gjatë ditës së djeshme (14.02.2019) lidhur me ngjarjen në Zyrën e Federatës së Skitarisë së Kosovës në Brezovicë, japim këtë sqarim për opinionin dhe mediat: Kryetari i Federatës së Skitarisë së Kosovës, z. Milaim Kelmendi fillimisht ka kontaktuar me telefon Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj, duke thënë se iu kishte thyer zyra në Brezovicë. Lidhur me këtë rast, hetuesit e Stacionit Policor në Shtërpcë kanë marrë veprimet e duhura. Në vendin e ngjarjes, në hotelin “Molika”, (ku edhe ndodhet zyra e Federatës së Skitarisë së Kosovës), patrulla e policisë ëështë takuar me nënkryetarin e kësaj federate, z. Sërgjan Angjellkoviq, dhe së bashku me te kanë shkuar në zyrën e lartpërmendur dhe kanë konstatuar këtë gjendje: Zyra nuk është thyer. Nuk kishte asnjë shenjë të hyrjes me dhunë dhe në zyrë nuk ishte Lap – topi dhe as gjerat e tjera të cilat janë shfrytëzuar aty. Ngjitur me këtë zyrë, ndodhet edhe zyra e drejtorit të hotelit “Molika”, me të cilin hetuesit policor kanë biseduar dhe i njëjti ka thënë se, gjerat nga zyra e Federatës janë bartur me proces-verbal në një tjetër zyrë, nga shkaku se aty pikonte. Nënkryetari i Federatës së Skitarisë së Kosovës, z. Sërgjan Angjellkoviq e ka vërtetuar, se të gjitha gjërat që ishin në zyrën e mëparshme janë këtu dhe asgjë nuk mungon. Policia e ka vërtetuar gjithashtu se, edhe njëri nga çelësat e zyrës ndodhej në recepcionin e hotelit “Molika”. Lidhur me të gjitha këto, është informuar edhe kryetari i Federatës, i cili ndodhet jashtë shtetit, dhe se të gjitha gjërat tashmë ndodhen në zyrën tjetër. Hetuesit policor e kanë kontaktuar edhe prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar që të merren deklaratat e punëtorëve dhe të drejtorit të hotelit, si dhe të bisedohet me kryetarin e Federatës së Skitarisë, pas kthimit të tij në vend, me qëllim të verifikimit të ndonjë mungese eventuale të mjeteve nga zyra dhe pas kësaj policia të vendos për veprimet e mëtutjeshme lidhur me këtë rast.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img