20,04,2024

Spitali i Ferizajt: Ne nuk jemi në grevë, vetëm jemi solidarizuar me kirurgët

Must Read

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt, Dr. Jeton Zeqiri, ka demantuar njoftimin se ky spital i është bashkuar grevës së kirurgëve të QKUK-së.

Zeqiri në një deklaratë për Gazetës Shneta, ka bërë të ditur se një grup i mjekëve gjatë ditës së djeshme kanë nënshkruar një peticion në shenj mbështetje për grevistët e QKUK-së, ndërsa ortopedët e këtij spitali kanë mbajtur grevë 24-orëshe.

“Dje me datë 15.01.2019 një grup i mjekëve kanë bërë një peticion si mbështetje të grupit grevist të Ortopedis dhe Kirurgëve pran QKUK-së e cila më shumë ka qenë si një lloj solidarteti ,ndërsa sot me datë 16.01.2019 në grevë 24 orëshe në Spitalin e Përgjithshëm kanë qenë vetëm Ortopedët”, thuhet në njoftimin e Zeqirit

Ai ka shtuar se kjo grevë 24-orëshe është pezulluar me qëllim që t’i jepet shans Kuvendit të Kosovës që më datën 31 janar të miratoj ligjin për paga.

“Pas takimit me grupin e mjekëve ku i  pranishëm ka qenë edhe këshilltari i lartë i Ministrit të Shëndetësisë z Ardian Ferizi i diskutuam të gjitha të arriturat dhe përpjekjet e ministrisë, u pajtuan që greva të pezullohet duke i dhënë shansin seancës e cila do të mbahet me 31.01.2019 për ligjin e pagave. Andaj ju informoj se në SP të Ferizajit nuk ka grevë  dhe mbarëvajtja e punës zhvillohet normalisht”, ka deklaruar Zeqiri.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme grevës së kirurgëve iu është bashkuar Klinika e Ortopedisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img