24,04,2024

Sot priten protesta të reja në Shkup!

Must Read

Protesta-njerez-ne-Shkup-780x439

Mijëra qytetarë edhe mbrëmë vazhduan protestat kundër vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov për faljen e politikanëve nga ndjekja penale dhe kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të shpallura nga kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, më 5 qershor të këtij viti, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Protestuesit kërkonin dorëheqjen e presidentit Ivanov, për shkak se sipas tyre ky vendim është i papërgjegjshëm dhe rrezikon të ardhmen e vendit, ndërsa thonë se nuk kushte që të mbahen zgjedhje të lira dhe demokratike më 5 qershor.

Mbrëmë ishte nata e katërt e protestave të organizuara në Shkup dhe ishte më masive në krahasim me netët tjera, dhe ndërkohë Shkupi sot është i qetë.

Protestat antiqeveritare mbahen nën organizimin e 88 organizatave qytetare. Sot, sipas paralajmërimeve të lëvizjes ‘Protestoj’ në ora 18 priten protesta të reja. /Telegrafi/`

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img