29,03,2024

Sot fillon lirimi i urës së Ibrit

Must Read

Pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh, saktësisht që nga përfundimi i luftës së Kosovës, po fillojnë punimet për lirimin e urës së Mitrovicës.

Sot pritet të fillojnë punimet për heqjen e barrikadës dhe revitalizimin e urës mbi lumen Ibër në Mitrovicë.

Kështu ka bërë të ditur ministrja për Dialog, Edita Tahiri e cila tha se plani për revitalizimin e urës, i përcaktuar me Marrëveshjen e Brukselit për këtë çështje i datës 25 gusht 2015, do të jetësohet me përpikëri dhe ura e Ibrit do të mundësojë lëvizjen e plotë të lirë të njerëzve dhe automjeteve ashtu siç ka qenë gjithnjë.

Ndërkohë është zyra e BE-së në Kosovë e cila është e autorizuar për zbatimin e marrëveshjes.

Punimet të cilat do të nisin sot, do të realizohen nga “Sintek-K-ing” , një kompani e kontraktuar nga ana e Bashkimit Evropian

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img