25,04,2024

Sot Dita Ndërkombëtare e Tokës, shënohet edhe në Kosovë

Must Read

dita-e-tokes_6327

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës. 22 prilli konsiderohet si ditë që mëton vetëdijesimin e njerëzve lidhur me degradimin e vazhdueshëm të planetit tonë, përfshirë braktisjen dhe keqpërdorimin, ndotjen nga industritë kimike dhe erozionin e shkaktuar nga shpyllëzimet masive.

Edhe në Kosovë për të shënuar këtë ditë janë paralajmëruar disa aktivitete. Një aktivitet i tillë është paraparë edhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në sheshi “Zahir Pajaziti”.

Themeluesi i Ditës ndërkombëtare të Tokës është senatori amerikan Gaylord Nelson, i cili me qëllimin që problemet e kësaj natyre të hynin në vëmendjen e politikanëve, në vitin 1962 propozoi për kremtimin e Ditës së Tokës propozim i cili më vonë mori edhe aprovimin e presidentit të SHBA-ve.

Pikërisht me këtë datë shumë qytetarë, fëmijë, të rinj e të moshuar kudo në botë ndajnë pak kohë për të mbjellë një pemë, pastruar një territor publik, përuruar një lulishte apo për të marrë pjesë në evente që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin qytetar ndaj çështjeve mjedisore. /KosovaPress/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img