Sport

Sonte të gjithë duhet ta shikoni qiellin, do të ndodh një fenomeni që tregon diçka edhe për jetën tuaj


Publikuar më:


 

Eklipsi hënor është një fenomen i rrallë dhe interesant për tu parë.

Eklipsi hënor ndodh kur hëna e plotë, Toka dhe Dielli janë të pozicionuara në të njëjtën linjë dhe në këtë mënyrë hëna do të kalojë përmes hijes së tokës.

Një hije e errët e tokës do të shfaqet këtë të enjte Gushti duke i marrë një pjesë të hënës së plotë, gjatë një eklipsi hënor.

Llogaritjet e timeanddate.com tregojnë se Dielli, Toka dhe Hëna do të jenë në një linjë shumë të ngushtë sot, por nuk do të ketë një eklips i plotë hënor.

Bëhet fjalë për atë që njihet si “eklipsi hënor penumbral”, ose “eklipsi hënor gjysmëhije”.
Ky i fundit ndodh kur hëna lëviz nëpër pjesët anësore, të zbehta të hijes së tokës. Një eklips hënor penumbral ndodh kur Dielli, Toka dhe Hëna janë në një vijë pothuajse të drejtë. Kur kjo ndodh, toka bllokon përmes anës së jashtme, anësoret e hijes së saj (anë që njihet me emrin “penumbra”, në shqip –gjysmëhije), disa nga rrezet e diellit që të arrijnë drejtpërdrejt sipërfaqen e hënës

Pjesa tjetër merr të njëjtën sasi të diellit si zakonisht dhe është aq e ndritshme si një hënë e plotë.

Për shkak të kësaj, shpesh është e vështirë për të bërë dallimin mes Hënës normale të plotë dhe një eklipsi penumbral të Hënës. Sepse hëna shfaqet e shndritshme por edhe e veshur me hije (si në foton kryesore).

Pra, ky i Gushtit nuk do të prodhojë ndonjë hije mbi hënë, kështu që do të jetë më shumë si një hënë e plotë normale, që zgjat 14 ditë. Kjo është një kohë e mjaftueshme për të përmbyllur ciklin e gjashtë muajve të fundit dhe përgatitur për një cikël të ri eklipsi që do të fillojë në 1 Shtator. Pra në 1 Shtator, do të shohim eklispin hënor në formën e tij të plotë., kur hëna do të rrëshqasë nën hijen e tokës.

Eklispi penumbral do të ndodhë rreth orës 21.42 të mbrëmjës sipas kohës universale (UTC).

Astrologët thonë se “eklipsi penumbral” i 18 Gushtit është shumë pozitiv dhe nxitës për ndryshim. Marrëdhënie të reja do t’ju çojnë drejt një misioni special për të ardhme më të denjë.

Në këtë periudhë ju duhet ta fokusoni vëmendjen në shtëpinë tuaj, familjen dhe marrëdhëniet e të gjitha llojeve. Përderisa cilësitë hënor e të emocioneve dhe instinkteve arrijnë kulmin e tyre gjatë hënës së plotë, ju duhet të merrnji një vështrim objektiv dhe të ekuilibruar në marrëdhëniet tuaja personale. Duke qenë në kontakt me vetë nevojat tuaja dhe qëllimet, dhe ato të të tjerëve, ju mund të shikoni qartë pabarizitë që shkaktojnë mosmarrvesjhe në marrëdhëniet tuaja.

The post Sonte të gjithë duhet ta shikoni qiellin, do të ndodh një fenomeni që tregon diçka edhe për jetën tuaj appeared first on GazetaBlic.

Comments
To Top