04,07,2025

Sonte nis Festivali i Teatrove në Ferizaj, “Le Pont” me Rexhep Mitrovicën dhe Arben Bajraktaraj hapë edicionin e 48 TETOR 21, 2018 – 11:00 AM

Must Read

Sonte në qytetin e Ferizajt nis Festivali i Teatrove, i cili mbledh çdo vit trupa teatrale dhe publik nga të gjitha vendet shqipfolëse.

Për një javë rresht, mes datave 21 e 28 tetor mbahet edicioni i 48-të i këtij festivali, i cili do të hapet këtë të diele me shfaqjen “Le Pont”/ “Ura”, tekst i shkrimtarit Ismail Kadare, i vënë në skenë nga Simon Pitaqaj.

Në anën tjetër të hënën në Ferizaj prezantohet shfaqja “Kur Hana del” nga Ben Apolloni, për të vijuar të martën me shfaqjen “Zoti i masakrës” nga Besfort Idrizi, e të mërkurën me “Kasapi” të regjisorit Qazmendin Nuredini. E enjtja në teatrin e qytetit të Ferizajt “Adriana” është rezervuar për shfaqjen “Vetëvrasësi” nga Sulejman Rushiti, kurse të premten shfaqet “Ata që ikin” nga Kushtrim Bekteshi.

Të shtunën në Ferizaj jepet shfaqja “Gratë” nga Qëndrim Rijani, kurse Festivali i Teatrove mbyllet të dielën me shfaqjen “Im atë donte Adolfin”, të regjisorit Ilir Bokshi.

Biletat për shfaqjet që jepen në kuadër të këtij festivali janë në shtije që nga dita e premte. Ato mund të sigurohen në ambientet e Teatrit në Ferizaj./ KultPlus.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

86 bletarë përfitojnë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve dhe 13 pajisje speciale për shkrirjen e dyllit

Përmes Drejtorisë së Bujqësisë, paraditen e sotme për bletarët ferizajas u shpërndanë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img