26,04,2024

Gaçka, Sojeva, Dardania e Zllatari tërë ditën pa rrymë elektrike

Must Read

Ferizaj. 09.04.2019. Fshatrat Sojevë, Dardani dhe Zllatar të Ferizajt që nga orët e hershme të ditës së sotme  janë pa rrymë elektrike.

Sipas banorëve të këtyre fshatrave që nga ora 5-së e mëngjesit janë pa rrymë elektrike.

Gjat ditës  dy herë nga 5 minuta na kanë lëshuar rrymën dhe e kanë ndalur. Ende jemi   pa rrymë. Askush nuk na ka dhënë asnjë sqarim se çka është në pyetje, ka thënë një banor i fshatit Sojevë.

Edhe pse shumë herë është raportuar se KEDS po punon në rregullimin e rrjetit këto fshatra  gjithmonë kanë qenë viktimë e këtyre ndërprerjeve.

Fshatarët po ankohen se këto  ndërprerje jo vetëm që po vështirësojnë edhe jetën normale në këto fshatra ato po u sjellin vështirësi edhe bizneseve të cilat operojnë në këto fshatra.

Ndryshe në paralajmërimin e KEDS-it për ndërprerje të planifikuara nuk ka ndonjë  njoftim për ditën e sotme   në rajonin e Ferizajt.

Edhe  në drejtim të fshatit Gaçkë është lajmëruar se ka të njëjtin problem  dhe që nga orët e mëngjesit janë pa energji elektrike , por as edhe për këtë anë nuk ka ndonjë  njoftim pse  një pjesë e madhe e këtyre fshatrave  kanë  mbetur  në terr  dhe kur do tu kthehet furnizimi me energji elektrike.

Ndërprerje të planaifikuara janë lajmëruar vetëm për nesër  e të cilat kanë të bëjnë me bizneset në magjistralen për Kaçanik.

Në TS 110/35/10kV Bibaj do të ndërprehet:

LP 35/10kV Silkapori (Kodi: 40045001 dhe 40045002) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Silkapori, X- Fort.Renova, Dauti comerc dhe Kivo.

Arsyeja: Shtrirja e kabllit nëntokësor, të tipit XH-E 49 3X150 mm2.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img