20,04,2024

‘S’mund të bëhesh hamshor i gruas sime’, polici kufitar rrah 59-vjeçarin

Must Read

NGJARJA

Në 18 nëntor, 59 vjeçari Terolli, i shoqëruar edhe nga persona të tjerë, në një kafenë në qytetin e Kosturit në Greqisë, ka dashur të paguajë kafen e bashkëshortes së policit dhe të një shoqe të saj, meqe prej 15 vjetesh njihej me bashkëshortin e saj. Terolli në një prononcim për “Mozaik Media” tregon se “disa ditë me pas u takova rastësisht me policin Gjorgji, të cilin e njihja prej 15 vjetësh.

U habita kur m’u drejtua sikur unë paskam dashur të bëhesha ‘hamshori’ i gruas së tij. Më pas më goditi me grusht në sy, më shtriu përtokë dhe me këpucë më godiste në fytyrë. Rashë pa ndjenja dhe u zgjova në spital. Hundën e kisha të thyer, kisha plagë, por më kryesorja është se kam humbur gjysmën e shikimit të njërit sy”, ka rrëfyer 59 vjeçari Ilir Terolli, i masakruar egërsisht nga polici i kufirit.

DENONCIMI

Nga ambientet e spitalit të Korçës, familjarët e Terollit kanë bërë denoncimin në polici. Por edhe pse në ambientet e spitalin e kanë vizituar mjeku ligjor, kryeinspektori i SHKB­së rajonale edhe Prokurori asnjë masë nuk është marrë ndaj policit Gjorgji. Mjeku ligjor dëmtimet i ka klasifikuar si rrahje me pasoja të lehta ndërkohë që mësohet se inspektori i SHKB­së e ka lënë dosjen të flejë, duke mos e përcjellë tek eproret e tij, ndërsa prokurori, Ilia Bano është shprehur se po e heton ende ngjarjen. /BalkanWeb/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img