Ferizaj

Sllovakia e interesuar të ndihmoj bizneset prodhuese të përpunimit të drurit dhe plastikës


Publikuar më:


Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë ka takuar sot drejtuesit e pushtetit lokal të Ferizajt dhe disa biznese prodhuese. Me këtë rast është biseduar për mundësinë e vendosjes së bashkëpunimit me bizneset prodhuese, të cilat problemin e vizave e kanë parë si pengesë në afarizmin e tyre të suksesshëm. Në anën tjetër edhe drejtuesit e pushtetit të Ferizajt janë shprehur të kënaqur me vlerësimet që kanë marrë nga përfaqësuesi i këtij shteti.

Përfaqësues të disa bizneseve ferizajase që merren me përpunimin e drurit dhe të plastikës gjatë një takimi që kanë pasur sot me shefin e zyrës ndërlidhëse të Sllovakisë në vendin tonë Lubomir Batary, kanë adresuar problemet me të cilat po përballën gjatë punës së tyre. Problemi i vizave i cili edhe po reflektohet në qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave është përmendur si pengesë nga afaristët, ndërsa përfaqësuesi i këtij shteti ka thënë se qëllimi i kësaj vizite ndërlidhet me mundësitë për bashkëpunim të përbashkët ekonomik.

” Kisha dashur që të filloni me prezantimin e bizneseve tuaja në mënyrë që t’i procesor ato dhe të identifikoi partneritetin tuaj me qeverinë sllovake. Kjo është vizita e ime e katërt në komunat e Kosovës, te vizitat e mia në Gjakovë, Gjilan dhe Pejë ishin disa biznesmen të cilët veç filluan bashkëpunimin me sllovakët. Kështuqë që isha i interesuar që ju t’i identifikoni nevojat tuaja për bashkëpunim”, ka thënë ambasadori sllovak Batary.

Në anën tjetër përfaqësuesi i firmës “Dardani -model”, Imri Sopa i ka shpjeguar ambasadorit sllovak se kompania e tij ka një numër të madh të punëtorëve dhe se po bënë përpjekje që ta rris kapacitetin përmes investimeve vetajake. Si problem fundamental ai ka akceptuar problemin e vizave, i cili po u sjell probleme gjatë eksportimit të produkteve në shtetet e BE-së.
“Problemi më i madh është ai i i vizave dhe më intereson qëndrimi i tij”, ka thënë Sopa.

Duke u ndërlidhur me këtë çështje, ambasadori Batary , ka vë në dukje se liberalizimi i vizave do të ndodhë shpejtë dhe se këtë proces e përkrah edhe shteti i tij.

“Tash është radha te BE-së dhe shtetet anëtare për të vendosur. Definitivisht Kosova ka bërë progres të madh në përmbushjeve e kritereve për liberalizimin e vizave, kështuqë shpresojmë se kjo do të ndodhë shpejt, Sllovakia e përkrahë këtë proces i cili do ta lehtësojë edhe bashkëpunimin në fushën e biznesit”, ka thënë ambasadori i Sllovakisë, Lubomir Batary.

Ambasadorin e Sllovakisë e ka pritur edhe kreu i Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili pas takimit ka thënë se në fokus kanë qenë pengesat e drejtpërdrejta që po krijohen nga mungesa e liberalizimit të vizave dhe nga mungesa e aftësisë sonë për të plasuar prodhimet në tregun evropian.

“Natyrisht isha i kënaqur me vlerësimet që i janë bërë komunës së Ferizajt nga ky përfaqësues i cili do të raportoi edhe në Bruksel për pengesat që po ndikojnë në zhvillim e bizneseve. Kam besim të plotë që pas hapjes që po i bëhet Kosovës duke u integruar në institucionet ndryshme të BE_së edhe ky përfaqësues i këtij shteti do të ndikoj në mënyrë të drejtpërdrejt në sensibilizimin e opinionit shtetëror sllovak për ta pranuar Kosovën si shtet”, ka thënë Svarqa.

Duke i komentuar vizitat e shpeshta të zyrtarëve të lartë të vendeve të BE-së në komunën tonë, kryetari Svarqa, ka vë në dukje se duhet të ketë një koordinim më të mirë institucional me qëllim që përfitimet për komunat të jenë më të mëdha.

Sllovakia si shtet i BE-së bënë pjesë në mesin e atyre shteteve që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, mirëpo edhe përkundër kësaj është e interesuar që të bashkëpunoj dhe të ndihmoj në zhvillimin e gjithmbarshëm shoqëror.

Në fund të këtij takimi u shkëmbyen edhe dhurata modeste me kryetarit Svarqa dhe shefit të zyrës ndërlidhëse të Sllovakisë.

Comments
To Top