29,04,2024

Skiatorë nga Franca realizojnë dokumentar për skijimin në Kosovë

Must Read

Një grup i skiatorëve nga Franca kanë ardhur në Kosovë për të realizuar një dokumentar për motin dhe atmosferën që mbizotëron në këto ditë me borë, raporton albinfo.ch.

“Bon Appetit Ski” kanë realizuar dokumentarin 15 minutësh “S’ka problem”, pjesën më të madhe në Brezovicë, atje ku edhe ushtrohet skijimi. Ekipi duket se ka kënaqësi dhe moment të mira në këtë udhëtim. Në dokumentar flitet edhe për influencën amerikane, ndërsa shihet edhe obelisku NewBorn dhe pjesë tjera të kryeqytetit, njofton albinfo.ch

Ata kanë treguar fillimisht rrugën dhe vështirësitë për të mbërritur në Brezovicë, e më pas edhe si kanë skijuar atje, duke shfaqur në mënyrë perfekte bukurisë e Brezovicës, por edhe Kosovës.

Ata gjithashtu kanë treguar për Prishtinën, ku është edhe statuja e ish-presidentit Bill Clinton, si dhe kanë treguar për jetën në Kosovë, duke e përshkruar si shumë të vështirë, derisa kanë treguar edhe historinë se si është pavarësuar.(albinfo.ch)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img