19,04,2024

SKANDALOZE, Vokrri: Mund të përjashtohemi nga UEFA dhe FIFA

Must Read

Mungesa e një stadiumi me standarde të UEFA-s dhe FIFA-s mund ta penalizojë Federatën e Futbollit të Kosovës, duke ia rikthyer edhe një herë në tavolinë çështjen se a duhet apo jo Kosova të jetë anëtare e dy organizatave më të rëndësishme të futbollit europian dhe botëror.

“Ta jep rastin të zhvillosh një vit, 4-5 ndeshje jashtë territorit të Kosovës, të sigurosh një stadium që i përmbush kriteret, por nëse na shkojmë kështu në vazhdimësi, deri në pafundësi, atëherë mund të shtohet edhe çështja e rishikimi të pranimit tonë”, tha Vokrri për KALLXO.com.

Anëtarësimi i FFK-së në UEFA e FIFA në maj të këtij viti, konsiderohet si një ndër arritjet kryesore të vendit gjatë këtij viti. Anëtarësimi i mundësoi ekipit përfaqësues të Kosovës në futboll të marrë pjesë në kualifikime për botërorin e vitit 2018 që mbahet në Rusi. Por në mungesë të një stadiumi që i përmbush kriteret, Kosova është detyruar që ndeshjet si vendas t’i luajë në një shtet tjetër, në Shqipëri.

Vokrri thotë se deklarata e tij nuk është presion por është një e vërtetë që mund të ndodhë dhe që, siç shprehet ai, do të ishte normale.

“Nëse vazhdohet kështu, unë nuk shoh tjetër epilog. Kjo nuk është që po dua të fus një presion tjetër, por kjo është e vërteta. Edhe është normale edhe logjike. Unë si i pari i interesuar për këtë çështje, mendoj që kjo është logjike dhe normale nëse të përjashtojnë, sepse nuk i ke kushtet”, tha kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ai përmes KALLXO.com ka bërë apel që sa më parë të gjendet mënyrë për ndërtimin e një stadiumi.

Unë bëj apel që sa më parë të gjendet mënyra se si të ndërtohet një stadium, sepse një shtet pa stadium nuk është shtet”, u shprehë Vokrri

Mirëpo ndërtimi i një stadiumi nacional në Kosovë ka vite që është premtuar.

KALLXO.com ka shkruar se vendimi për nisjen e ndërtimit të stadiumit dhe shpalljen e një konkursi ndërkombëtar është marrë në mars të 2014, në kohën kur Kryeministër kishte qenë Hashim Thaçi, tani President i vendit. E këto procedura kishin ngelur thjesht në letër.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img