20,04,2024

Skandaloze: Blerim Devolli ia plaçkit Kosovës në arbitrazh 30 milionë euro

Must Read

Blerim Devolli është i afërt me të gjitha partitë politike pozitë e opozitë. Fushatat e tij menaxhohen prej Fisnik Ismailit të VV’së, por ai ka akces edhe në PDK, LDK dhe AAK. Kompania e tij, “ Z-Mobile” si MVNO edhe ashtu i ka marrë PTK’së miliona euro.

Lajmi është konfirmuar edhe nga burime brenda PTK’së. Gazeta Express ka raportuar për raportet e dyshimta të udhëheqësve të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu me birrarinë “Peja”, por Blerim Devolli njihet edhe për lidhjet e tij edhe me subjekte tjera politike.

Ndërkaq burime nga Peja thonë se Devollët kanë festuar natën e kaluar në Pejë. Devollët kanë organizuar një aheng për fitoren në Gjykatën e arbitrazhit në Vjenë kundër Telekomit të Kosovës. Ky rast është iniciuar nga pronarët e Z-Mobile, vëllezërit Devolli, për shkak se drejtorët e telekomit, Shyqyri Haxhaj dhe Ejup Qerimi, kanë refuzuar t’i ndajnë 100 mijë numra për këtë kompani edhe pse ART kishte lejuar këtë, shkruan ndryshe.net

Refuzimi ishte bërë bazuar në pretendimin se kontrata për ndarjen e 200 mijë numrave për Z-Mobile tashmë ishte arritur. Megjithatë, Z-Mobile kishte kërkuar lëshimin e 100 mijë numrave shtesë dhe pasi ishte refuzuar nga telekomi dhënia këtyre numrave, Z-Mobile kishte angazhuar një kompani ligjore ndërkombëtare për ta paditur Telekomin e Kosovës  në lidhje me një rast të ngritur për mos-dhënien e 100 mijë numrave dhe mos-sigurimin e 3G e 4G për numrat e Z-Mobile.

Kontratën me Z-Mobile e kishte nënshkruar drejtori Shyqyri Haxha edhe pse pretendohej se ishte shumë e dëmshme për PTK-në. Në lidhje me këtë kontratë Haxha qe paditur, por qe shpallur i pafajshëm nga një panel gjykatësish të EULEX.

Ky është rasti i dytë i arbitrazhit ndaj Telekomit të Kosovës. I pari ia kishte marrë kësaj kompanie 10 milionë euro për shkak se ministri i atëhershëm, Ahmet Shala, kishte vendosur të anulojë një kontratë tjetër me këtë kompani, atë për ndërtimin e platformës së faturimit, në vlerë prej afro 20 milionë eurosh.

Telekomi i Kosovës është përballë goditjes nga një tjetër pretendim në arbitrazh, atë të kompanisë fantome AXOS, e cila kishte fituar privatizimin, por se vetëm disa ditë para se të kalonte afati i pagesës së rreth 300 milionë eurosh, ministri i ekonomisë, Besim Beqaj, pat kërkuar anulimin e këtij privatizimi. AXOS ka ngritur një rast që pretendon 50 milionë euro, dhe ky nuk është rasti I vetëm që kërcënon Kosovën për shkak të vendimeve të ish-ministrave Beqaj dhe Shala.

Mësohet se Devollët ka paguar rreth 1 milionë euro kompaninë austriake Schonherr për të nisur rastin prej gati 30 milionë eurosh. Rastet kundër telekomit dhe qeverisë së Kosovës të nisura në lidhje me vendimet e kësaj të fundit mbi Telekomin e Kosovës po fitohen pa asnjë problem duke qenë se paditësit janë të pakufizuar në angazhimin e kompanive ligjore, kurse institucionet publike janë të lidhura me Ligjin për prokurimin publik, gjë që kufizon fort ato edhe kur ekziston vullneti për të angazhuar kompani kompetente në këto raste.

Kompania AXOS ishte shpallur fituese e privatizimit që kushtonte 300 milionë euro edhe pse qarkullimi i përgjithshëm i kësaj kompanie kapte vetëm 500 mijë euro. Dyshohet se anulimi i privatizimit nga ministri Beqaj ka ardhur nën ndikim të vetë kompanisë AXOS, përkatësisht vetë biznesmenëve kosovarë që dyshoheshin se ishin mbrapa kësaj kompanie, duke qenë se kjo kompani nuk kishte financat e duhura për ta paguar çmimin prej 300 milionësh. /GE

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img