08,05,2024

“S’ka ikje të qytetarëve nga Kamenica, ata po kthehen në Kroaci pas festave”

Must Read

Sonte në media u raportua se dhjetëra qytetarë të Kamenicë janë larguar nga vendi drejt Kroacisë.

Detaje për këtë veprim të qytetarëve ka dhënë Faton Jakupi nga AAK-ja, dega në Kamenicë, sipas të cilit, personat që shihen në pamje, tash e një kohë punojnë në Kroaci, por ishin në vendlindje për fundvit.

“Lajmi se sonte nga Kamenica janë larguar mbi 70 të rinj nuk qëndron dhe është i pavërtet, asnjë banor nuk është shpërngulë nga Kamenica. Qytetarët e Kamenicës të cilët sonte udhëtuan nga Kamenica për në Kroaci, janë në të drejtën e tyre të lëvizjes së lirë me viza pune të përkohshme. Këta qytetarë kanë muaj që tani punojnë në Kroaci dhe tani janë rikthye pas festave të fundvitit”, ka thënë Jakupi.

Sipas tij, autobusët nuk ishin të mbushur vetëm me qytetarë të Kamenicës, por edhe të qyteteve tjera.

“Lajmet për shpërngulje masive nuk qëndrojnë, ju bëj thirrje mediave që të kenë kujdes në këtë aspekt, pasi kjo temë është tepër sensitive”, ka theksuar Jakupi. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img