29,03,2024

Siri, gjendet një varr masiv në Palmira

Must Read

518438990

Focat siriane kanë zbuluar një varr masiv në qytetin Palmira.

Sipas agjensisë së lajmeve shtetërore Sana, në varr gjenden rreth 40 trupa njerëzish, transmeton koalb.com.

Varri përmban trupa të burrave, grave dhe fëmijëve dhe është zbuluar në pjesën veri-lindore të qytetit.
Sipas një burimi ushtarak, disa viktimave u ishte hequr koka, ndërsa disa të tjerë ishin qëlluar.

Njëzet e katër prej viktimave ishin civilë, duke përfshirë tre fëmijë. Trupat janë transferuar në një spital ushtarak në Homs dhe është raportuar se disa nga viktimat janë identifikuar.

Qyteti i lashtë sirian, Palmira u rimorr nga ushtria sirianë të dielen e kaluar, ndërsa që nga muaji maj i vitit të kaluar ky qytet kontrollohej nga Shteti Islamik. /Koalb.com/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img