26,04,2024

“Sindromi i Ballkanit” – Serbi nga Gjermania planifikonte investim milionësh, shteti e përzuri

Must Read

Për shkak të dështimit të shtetit serb, ai vendosi që biznesin e tij ta zhvilloj në Rumani.

Fillimisht Tomasi kishte arritur marrëveshje me autoritetet lokale në Negotin për të investuar 3 milionë euro. Sipas tij asgjë nga kjo marrëveshje nuk është respektuar dhe gjithë kapitalin e investuar në Serbi i është dashur ta kaloj në Rumani, transmeton lajmi.net.

Pas 48 vitesh qëndrimi në Gjermani, Marinkoviq vendosi të investoj parat e fituara në vendin e origjinës dhe bleu tokë në Velesnica pranë Kladovos.

Ai e kishte lëvruar tokën edhe e kishte bërë gati për të mbjell fidanët e boronicave deri në 50 hektarë në pranverë.

“Boronica është një pemë shumë fitimprurëse. Të korrat vijnë në kohën kur fryti nuk prodhohet në Gjermani madje as në Evropën Perëndimore. Ne kemi arritur një çmim të mirë”, kishte thënë Tomas duke e parë këtë veprim si një ndryshim në jetë dhe biznes.

Por atë filluan ta përcillnin problemet…

Mungesa e interesit nga ana e pushtetit lokal dhe e shtetit në investimin me vlerë disa miliona euro, e dëshpëroi Marinkoviqin.

“Ne kemi vendosur të shkojmë në Rumani për të mbjellë këto fidane të cilat i kemi blerë në Gjermani, për arsye se nuk kemi marrë subvencione më të larta se sa mund të merren në Serbi”, ka thënë ai.

“Askush në Serbi nuk është i interesuar për të investuar”, ka shtuar ai duke thënë se vlera e parave të investuara është shumë serioze dhe nuk e ka ndërmend t’i hedhë ato. Gjithashtu ai ka theksuar se për shkak të kësaj ndjehet shumë i dëshpëruar. /Lajmi.net/

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img