27,04,2024

Sindikata e Postës së Kosovës i reagon Autoritetit Kosovar të Konkurrencës

Must Read
Posta dhe Telekomi i Kosoves

Sipas kësaj sindikare, përmes këtyre marrëveshjeve të ligjshme Posta u ka mundësuar qytetarëve që të kryejnë pagesat brenda objekteve të këtyre institucioneve.

Punëtorët e Postës i bëjnë thirrje MPB-së, komunës së Prishtinës, Gjilanit, Mitrovicës dhe Ferizajt që në asnjë mënyrë të mos zbatojnë vendimin e paligjshëm të Komisionit të Autoritetit Kosovar te Konkurrencës.

“Nga MPB dhe tri komunat kërkojmë që të presin vendimin e Gjykatës për këtë çështje, por edhe të institucioneve që kanë emëruar anëtarët e këtij Komisioni, Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Vendimin e këtij Komisioni e kanë kundërshtuar dhe kanë votuar kundër tij dy nga gjithsejtë pesë anëtarët e Komisionit, përfshirë edhe zëvendëskryetarin“, thuhet më tej në njoftim, përcjell lajmi.net.

Punëtorët e Postës së Kosovës kërkojnë nga Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Z. Isa Mustafa që të iniciojë në Kuvendin e Kosovës shkarkimin e menjëhershëm të Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për shkak se ka shkelur Ligjin mbi Mbrojtjen e Konkurrencës 03/L-229 dhe ligje të tjera.

Vendimi i Komisionit të Konkurrencës, siç vlerësojnë ata, ka rrezikuar edhe mirëqenien sociale të mbi 1000 punëtorëve të Postës.

„Ky vendim favorizon vetëm grupe të interesit që operojnë në sektorin privat.

Sindikatat e Postes se Kosovës njofton të gjitha institucionet si dhe opinionin publik se nuk do të ndalet deri në vendosjen e ligjshmërisë dhe nxjerrjen para organeve të drejtësisë të Komisionit të Konkurrencës. Për hapat e ardhshëm sindikal do të ju njoftojmë publikisht“, thuhet ndër tjerash./Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img