29,03,2024

Sindikata akuzon Bordin e Stacionit të Autobusëve se paratë i harxhojnë në darka (Dokument)

Must Read

Ka disa vite që Gani Sopi dh Flamur Zeqiri e ushtrojnë postin e  Drejtorit të Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjen “Stacioni i Autobusëve”.

Para dy muajve janë rizgjedhur përsëri drejtorë, në mesin e  tyre edhe Fatmir Dervishi e  Sherif Kryeziu. Por, dy të parët po akuzohen nga Sindikata për zhvatje që po i bëjnë ndërmarrjes ndër vite.

Derisa paga mujore e Bordit është 250 euro, ata realizojnë të hyra shumë më të mëdha.

Sipas një dokumenti qe e posedon Lajmi.net, në emër të përformancës, jo edhe ne emër të pagave, Bordi i Drejtorëve në muajin shkurt të vitit 2015, kishte marrë 10 mijë e 666 mijë euro.

Vetëm Gani Sopi ka marrë 2807 euro, Flamur Zeqiri 2807 euro, po ashtu edhe dy ish anëtarët tjerë, Defrim Byqmeti 2947 euro dhe Naim Neziri 2105 euro.

Sami Ahmeti, kryetar i Sindikatës në “Stacionin e autobusëve”, thotë që dy të drejtorët riemëruar po e keqpërdorin pozitën.

“Diana Kadriu është në vendin e punës zyrtare për komunikim me klientë, ndërsa është duke e kryer punën e U.D të Sekretarit të Ndërmarrjes, pa ndonjë vendim të bordit që tetë muaj. Ka pasur të drejtë ta kryejë këtë detyrë vetëm tre muaj, sipas rregulloreve në fuqi”, tha Ahmeti.

“Fillimisht e patën emëruar sekretare, Gani Sopi dh Flamur Zeqiri, ani pse nuk e ka shkollimin adekuat për këtë punë, ndërkohë që ndërmarrja ka plot juristë. Fatlinda Kongjeli, është kontiste në ndërmarrje, por Bordi i drejtorëve sa herë shkon në Durrës a në Tiranë për të hartuar ndonjë plan e merr me veti. Unë pyes, ne emër të çkafit shkon edhe ajo me Bordin, ndërkohë që merr edhe mëditje. Mos të flasim për pagat e Bordit”, tha  Ahmeti.

Lajmi.net e posedon edhe dokumentin për Kompensimin e Zyrtarëve të NP-se. Shuma mujore e honorarit themelor është: Kryesuesi i bordit 300 euro, anëtarët e bordit 250 euro, kryesuesi i komisionit të auditimit 270 euro.

“Honorari në formë të kopensimit për stimulimin e përferomaces vjetore të drejtorëve i cili do të paguhet në shumën deri në 50 për qind të honorarit themelor. Ndërkaq, kriteret objektive të pagesës së honorarit të përformaces janë: Pjesëmarrja e rregullt në mbledhje – më shumë se 80 për qind, Vlerësimi i efektshmerisë nga ana e aksionarit, Takime të rregullta mujore me zyrtarët e ndërmarrjes, pjesëmarrja në seminare dhe mbledhje pune të qeverisjes në ndërmarrje”, shkruan në këtë dokument.

“Ndërkohë, sipas pagesave qe i posedon lajmi.net, vetëm për ushqim, me datë 21.09.2015, Gani Sopi ka shpenzuar 926 euro. Po ashtu, një pagësë për ushqim, në të njëjtën ditë është kryer edhe në emër të Flamur Zeqirit në vlerë prej 811 eurove, ndërkaq një darkë e shtruar me datë 16.09.2015 është shënuar në vlerë prej 913 eurove”, thotë Ahmeti duke treguar shpenzimin e ushqimit. /Lajmi.net

3  5

10

9

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt diskuton për raportin e punës për vitin 2023

Këtë të premte është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizaj e kryesuar nga kryesuesi Xhavit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img